Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, nëpërmjet një postimi në Twitter ka theksuar se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Kryediplomati evropian nënvizon ndër të tjera se Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë të pavarur dhe të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike e po kështu presioneve.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Ne dëshirojmë më të mirat aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë. 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik në Shkollën e Magjistrasturës.
Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj dhe BE është në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj, që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioneve”, shkruan Soreca.