Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit vendosi të anulojë pjesëmarrjen në takimin e datës 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë, SHBA.
Pas këtij vendimi, në media u tha se Kosova do të përfaqësohet në takimin historik nga kryeministri Avdullah Hoti.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu deklaroi se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të shkojë në SHBA për të zhvilluar takimin: “Kryeministri mund të nënshkruajë gjëra më të thjeshta, por jo kaq të rëndësishme sa marrëveshja e datës 27”.
Pjesë nga intervista:
Gazetari Blendi Fevziu: E ke informacion apo analizë?
Haxhiu: E kam informacion.
Fevziu: Që ndoshta edhe Hoti mund të mos shkojë? Pra takimi pas 48 orëve rrezikon të dështojë?
Haxhiu: Momentalisht qëndrimi është që të mos shkojë, por mund të ndryshojë nga presionet.