Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi hapjen e Transportit Publik, duke bërë të detyrueshme përdorimin e maskës nga qytetarët. Ky shërbim u mbyll që në mars, pas shpërthimit të rasteve të para të koronavirusit në vend.
Por sot punonjësit e transportit publik, po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasi kërkojnë një tjetër pagë lufte.
Deri më tani në polici janë shoqëruar 2 persona, për tubim të paligjshëm. Protestuesit kanë deklaruar se ndodhen në vështirësi ekonomike.
Sot ka rinisur punën transporti publik ndërqytetas, me kushtin që të plotësohen protokollet e sigurisë.
Mësohet se autobusë nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri po udhëtojnë drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.