Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Paguajnë prej 30 vjetësh, por nuk votojnë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Paguajnë prej 30 vjetësh, por nuk votojnë

Nga: Skënder Minxhozi

Nëse ka një detyrim të hershëm dhe të papërmbushur (të tillë klasa jonë politike ka plot në fakt), ka qenë ai votës së emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote. Mbi një milion shqiptarë të ikur gjatë gjithë harkut 30 vjeçar pas rënies së komunizmit, të cilët jetojnë sot në Evropë, SHBA e deri në Australinë e largët, nuk mund të votojnë, kryesisht për shkak shkaqe banale, që lidhen më së shumti me infrastrukturën elektorale dhe me frikën e partive për manipulimin e votave që ata mund të sjellin me postë apo në rrugë të tjera. Megjithëse këtë e bëjnë të gjitha shtetet demokratike, të cilat përfshijnë rregullisht shtetasit e tyre jashtë vendit, në në të gjitha zgjedhjet që mbahen aty.

Vota e emigrantëve duhej diskutuar e rakorduar qysh në ditën e parë të punës së Këshillit Politik që po merret me reformën elektorale. Mesa duket të gjithë ata që ngrohin karrigen në atë tryezë e kanë skartuar tashmë votën potenciale të qindra mijë shqiptarëve që banojnë jashtë vendit, si një koeficient të paqenë, si një shifër fantazëm që nuk meriton të llogaritet askund.

E ndërsa listat e votuesve tanë nëpër qytetet e fshatrat janë të mbushura me emra personash që s’e kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën legjitime të votës, në vend të tyre kanë “votuar” manipulatorët e votave, të cilët i gjen me bollëk në të gjitha shtabet elektorale të partive shqiptare.

Vota e emigracionit është pengu i madh i zgjedhjeve tona, që nga agimi i hershëm i demokracisë në këtë vend, në vitin e largët 1991, kur u votua në sistem shumëpartiak. Një peng që ka ardhur duke u fryrë me kalimin e viteve, sa më shumë që fryhej edhe fenomeni i largimit nga Shqipëria. Sot, edhe po të banosh matanë malit të Gramozit, diku në fshatrat greke të kufirit, s’e ke mundësinë të votosh për ata që do të drejtojnë vendin tënd, megjithëse gjeografikisht nuk je më larg Tiranës, sesa banorët e Kukësit, Sarandës apo Tropojës.

Qindra mijë shqiptarë kanë ushqyer me bukë për dekada të tëra vendin që lanë pas. E kanë ushqyer në kuptimin më bazik të fjalës. Remitancat e tyre kanë derdhur miliarda euro në ekonominë e varfër shqiptare, ato kanë financuar shkollën, shtëpitë apo ushqimin mujor të qindra mijë njerëzve në çdo cep të këtij vendi. Nuk është e drejtë që këtyre shqiptarëve punëtorë dhe solidarë me Shqipërinë dhe familjet e tyre, t’u hiqet prej 30 vjetësh e drejta e votës.

Emigracioni shqiptar e ka “blerë” me gjak e me djersë, nëse do të përdornim një term banal për rastin në fjalë, të drejtën për të votuar për të ardhmen e vendit të vet. Çdo koment malinj se këta s’paskan më të drejtë të votojnë, pasi i kanë kthyer shpinën Shqipërisë, është sa banal aq edhe i padrejtë.

Politika e Tiranës ka për detyrim madhor që të sigurojë të drejtën e votës, për të gjithë ata shqiptarë që dëshirojnë ta ushtrojnë këtë të drejtë, apo që munden të votojnë nga pikëpamja ligjore. Sepse kësisoj zgjedhjet shqiptare do të fitonin edhe një prurje votuesish, të cilët për arsye edhe të ambjentit ku jetojnë, edhe të shoqërive të hapura e të zhvilluara ku kanë kaluar një pjesë te jetës së tyre, mund të jenë disa herë edhe më të ftohtë e objektivë në votim, sesa ne këtu, që e jetojmë me pasion sherrin politik. Një demokraci e votuar nga më shumë zgjedhës, është një demokraci më solide.

Tags: demokraciemigrantetskender Minxhozivotimet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pandemia/ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nis me gjobat

Pandemia/ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nis me gjobat

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

SPAK – së paku një peshk

Dialogu Kosovë-Serbi nis në muajin korrik

Dialogu Kosovë-Serbi nis në muajin korrik







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat
Bota

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

by mirseda
21:43 | 03/04/2026
0

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars News Agency raportoi se Irani ka hedhur poshtë një propozim të Shtetet e...

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës

20:45 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com