Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pa koalicion, s’ka rrotacion

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 shtetet me morbiditet më akut prej koronavirusit dhe Ballkani

Nga: Eduard Zaloshnja

Duket se Rama po bazohet në një logjikë fare të thjeshtë arithmetike, teksa po punon fort që në zgjedhjet e ardhshme, partitë të garojnë më vete, e jo me koalicione parazgjedhore. Ai do që të përsëritet një skenar i ngjashëm me të zgjedhjeve të 2017-ës, kur marreveshja Rama-Basha i mbylli rrugët legale për krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

Në ato zgjedhje, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare, edhe pse mori vetëm 48% të votës popullore. Kjo, ngaqë partitë opozitare nuk mund t’i mblidhnin votat së bashku në një thes të madh parazgjedhor.

Në qoftë se partitë kryesore opozitare (PD, LSI, PDIU, PR etj) do të kishin qenë në një koalicion parazgjedhor, një mbledhje mekanike e votave të tyre do të kishte regjistruar gjithsej 790 mijë vota për koalicionin. Nga ana tjetër, një mbledhje mekanike e votave të PS-së me partitë e afërta me të (PSD e PDS) do të regjistronte gjithsej 780 mijë vota për koalicionin e PS-së.

Pikërisht këto llogari të thjeshta arithmetike tregojnë se një garë me koalicione parazgjedhore në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jepte garancinë për një mandat të tretë kryeministror të Ramës. Dhe prandaj ai po punon fort që opozita të mos futet e bashkuar në zgjedhje.

Duke e ditur se PS-ja, si parti më vete, e fillon garën me një epërsi gjigande paraprake ndaj partive të tjera (në 2017-ën, mori 310 mijë vota më shumë se PD-ja dhe 540 mijë vota më shumë se LSI-ja), Rama e ka të sigurt mandatimin për formimin e qeverisë, në qoftë se partitë e tjera kryesore nuk zyrtarizojnë një koalicion parazgjedhor (në bazë të Kushtetutës, partia me më shumë deputetë ka të drejtën e formimit të qeverisë, kur partitë e tjera nuk kanë krijuar koalicion parazgjedhor). Dhe një mandatim i Ramës për formimin e qeverisë, i hap atij rrugën për të peshkuar ndër deputetë opozitarë apo të pavarur, nëse do t’i duhet vota e tyre.

Në qoftë se nuk arrin të bëjë ndryshime kushtetuese për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, Rama do të mundohet të joshë LSI-në që të mos regjistrohet në koalicion parazgjedhor me PD-në, por të krijojë një pol të tretë me partitë e vogla opozitare. Kjo, që votat e koalicionit të madh opozitar të ndahen në dy pjesë. Dhe në qoftë se nuk arrin ta joshë LSI-në, mund të përpiqet të joshë PDIU-në, që të krijojë polin e tretë me partitë e tjera të vogla opozitare. Dhe në fund fare, do të shpresojë të marrë 71 mandate me PSD-në dhe PDS-në përballë koalicionit të madh opozitar.

Por shpresat e Ramës nuk mbarojnë këtu. Partitë e reja që po krijohen mund të arrijnë t’i pengojnë të dyja koalicionet e mëdha të arrijnë kuotën e 71 mandateve paralmentare. Në këtë rast, në qoftë se koalicioni i Ramës del i pari, ai mund ta krijojë qeverinë duke futur në të ndonjë nga krerët e partive të reja ose të partive të vogla të vjetra të koalicionit opozitar (siç bëri Berisha me Xhuvelin pas zgjedhjeve të 2005-ës).

Në fakt, të gjitha këto alternative janë testuar në formë tullumbacesh publike nga njerëz apo portale të afërta me Ramën. Madje edhe ideja e një qeverie të madhe PS-PD pas zgjedhjeve ka qarkulluar, me shpresën e ringjalljes së paranojave tek aleatët aktualë të PD-së.

Sidoqoftë, pavarsisht taktikave paraelektorale që po përdor Rama, kushdo që pret rrotacionin, një gjë duhet ta ketë të qartë: Pa koalicion parazgjedhor të të gjitha partive opozitare, nuk nuk ka gjasa të ketë rrotacion, pavarsisht identifikimit biometrik apo KQZ-së së balancuar…

Tags: Eduard Zaloshnjakoalicionndryshimet kushtetuese

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

"8 viktima nga koronavirusi në 8 ditët e fundit”, ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Raporti sekret i OKB/ Shqipëria dërgon ilegalisht pajisje ushtarake në Republikën e Kongos

Raporti sekret i OKB/ Shqipëria dërgon ilegalisht pajisje ushtarake në Republikën e Kongos

PD: ‘Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash e policë të dhunuar’

“Kjo është një tjetër provë”, PD reagon për Komisionin e Venecias

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita
Politikë

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

by mirseda
13:47 | 09/09/2025
0

Një ndër elementët kyç në paketën e re ligjore për mbrojtjen e territorit është certifikata e përdorimit,...

Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje

Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje

12:25 | 09/09/2025
E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

11:57 | 09/09/2025
Ish-kryeministri tajlandez dënohet me një vit burg

Ish-kryeministri tajlandez dënohet me një vit burg

10:41 | 09/09/2025
Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët: Na qan zemra për Gazën!

Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët: Na qan zemra për Gazën!

10:06 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com