Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me ditën e dytë të aksionit të shembjeve në Shkozë, për t’i hapur rrugë punimeve për Unazën Lindore të Tiranës.
Para tre ditësh IKMT shembi 12 objekte në këtë zonë, ndërsa tashmë janë edhe disa të tjera për t’u shembur.
Nga Loti 3 i Unazës Lindore preken zona e Shkozës bashkë me Ali Demin dhe Kodrën e Priftit. Unaza do të ketë një distancë 3.3 kilometra dhe kap vlerën e 2.33 miliardë lekëve.