Gjiknuri i cili ka qenë i dërguari i mazhorancës në Këshilllin Politik, ka zbuluar se me çfarë është ushqyer në rezidencën amerikane.
I ngacmuar nga gazetari Arian Çani, ku të tregonte se cilat ishin ushqimet që ua kishin servirur gjatë negociatave, Gjiknuri tha se ishte një ditë e ngjeshur. Ata janë ushqyer vetëm me sandiuç, shoqëruar me ujë.
“Kishte sanduiç me ton, me vezë, me sallam. Kishte lloj-lloj sanduiçësh. Ishin kuzhinierë të ambasadës, por dinin të gatuanin dhe ushqime të vendeve të ndryshme. Ishin sanduiç shumë të shijshëm dhe kemi pirë vetëm ujë. Hëgrëm drekë e darkë bashkë”, u shpreh Gjiknuri.
Gjatë bisedës në ‘Zonë e Lirë’, deputeti i PS është pyetur nga Arian Çani nëse ka pasur kafe apo ëmbëlsira. “Kishte dhe kafe, kishte dhe ëmbëlsira të ndryshme. Se ata kanë një njëri që kujdeset për ushqimin, kanë shërbimet e tyre për stafin e rezidencës”, u shpreh më tej deputeti.