Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Duke parë një foto bërrylash

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga: Skënder Minxhozi

Normalisht t’i japësh tjetrit bërrylin, do të thotë të mos i japësh asgjë. “Këtë i dhashë”, është shprehja e zakonshme që shoqërohet me demostrimin e bërrylit, për të treguar se e nxorre dikë duarbosh.

Megjithatë në kohë pandemie, bërryli konsiderohet zyrtarisht si shtrëngim duarsh, si përshëndetja korrekte për të shmangur virusin. Prandaj, kur Rama dhe Meta dolën në foto të martën, duke takuar bërrylat e tyre, alegoria e gjestit i dha hov interpretimeve nga më të ndryshmet. Gjithsecili mund ta interpretojë takimin e bërrylave më të “shquar” të vendit si salutim, ose edhe si shpoti e cinizëm mes dy ish-miqsh, sot zyrtarisht armiq politikë të betuar. Të paktën gjatë vitit të fundit, kur mes tyre është derdhur një lumë i tërë sharjesh, akuzash e rrufesh verbale nga më të skajshmet.

Nuk është e rastit që Metën dhe Ramën i ka vënë “bërryl më bërryl” integrimi europian i vendit. Ndër të vetmet motive fisnike që mund të ulë sot në tryezë pozitën me opozitën, apo me gjasë, që të na çojë pas zgjedhjeve të vitit 2021 në një koalicon të madh qeveritar, siç përflitet qysh tani në korridoret e politikës. Dhe këtu, tek llogaritë politike të paszgjedhjeve, duket se Edi Rama më së pari, ka nisur të luajë prej kohësh, duke përdorur taktikën e lavjerrësit që i afrohet herë njërit e herë tjetrit lider të opozitës.

I paqëtuar me Metën gjatë pandemisë, aq sa ky i fundit u akuzua se po mban në fron armikun e gjithë opozitës, kryeministri provoi të përdorë reformën zgjedhore për të hedhur një hap në kahjen e kundërt, drejt Bashës. Ndërsa opozita debatonte brenda vetes se pse u la në mëshirë të fatit Teatri (një hipokrizi unike kjo, pas deklaratave për kalim të fadromave mbi trupat e Bashës e Kryemadhit), Rama dhe ndërkombëtarët përgatisnin karremin e rradhës për të ulur gjakrat e ndezura nga rrëzimi i godinës së vjetër në qendër të Tiranës.

Paketa elektorale e dakordësuar mes Bylykbashit dhe Gjiknurit (atij të përgjimeve të Dibrës!), shënoi kthimin e PD në sistem dhe uli gjakrat mes dy partive më të mëdha, pas një viti të ndezur plot shashka, bojë të zezë, mandate të djegura dhe zgjedhje të bojkotuara.

Tani kur Edi Rama dhe Lulzim Basha po fillojnë t’i japin formë bocës së parë të fushatës së tyre elektorale, është kthyer në një sport kombëtar që të kuptohet se çfarë forme do të ketë skena politike pas zgjedhjeve. Kryeministri ngulmon tek teza e tij e habitshme e partisë së Teatrit, një diversion i qartë brenda opozitës, për të krijuar destabilizim dhe përçarje. Lulzim Basha nga ana e tij vijon të vërtitet në dilemat tashmë të vjetra të krijimit të një profili tërheqës dhe të një fryme fituese. Herë shan e mallkon Ramën me epitete që s’kanë asnjë lidhje me standartin normal të shqipes, herë del duke reklamuar pogaçet e Elbasanit, e herë duke i premtuar qumësht dallandysheje biznesit të lodhur nga pandemia e tërmeti. Po bën gjithçka, por jo atë që bëri dikur Berisha në 2005, për të ardhur në pushtet: bashkimin e partisë.

Të dy bien, edhe Rama edhe Basha, dakord se zgjedhjet do të jenë një pikë kthese, të dy do të donin t’i ngulnin thikën pas shpine njëri-tjetrit, por asnjëri prej të dyve nuk e mohon zhurmnajën për një qeveri të mundshme koalicioni të madh, pas verës së vitit të ardhshëm. Në emër të Evropës (formalisht), ose në emër të pamundësisë për të qeverisur vetëm (realisht). Rama dhe Basha ndodhen sot në pozitën kur njëri nuk ka luksin ta dorëzojë pushtetin, kurse tjetri ndodhet në pamundësi për ta marrë atë prej vitesh.

Ilir Meta nga ana e tij, ka krizat e veta politike e egzistenciale. Ata që parashihnin se presidenca do t’i rrinte e vogël opozitarit më të madh të vendit, qëlluan në shenjë. Shihni veshjet e sloganet prej tizofi ultra të Celltikut, apo fotot me mace e qen, nëpër vreshta e maja malesh, për të kuptuar se kryetari i shtetit ka edhe ai një problem me gjetjen e një profili. Jo të një profili presidencial, pasi atë e ka hedhur me kohë në Lanë, por të një formati që do t’i jepte stabilitet e mbështetjeje popullore, e mundësisht edhe imunitet nga (mos o Zot) ato që po përfliten në institucionet e reja të drejtësisë. Presidenti është sot një opozitar i deklaruar dhe kjo anomali ka fituar tashmë status zyrtar. Nuk është e vetmja gjë që nuk shkon me demokracinë shqiptare, por është njëra ndër defektet e saj më të mëdha dhe më të shëmtuara. Kujtoni fotot e 2 marsit!

Përshëndetja “bërrylore” mes Metës dhe Ramës me gjasë nuk i ka pëlqyer askujt në të djathtë. Sepse dy burrat që përleshen publikisht me lloj-lloj fjalori, e kanë ushqyer me dinakëri dhe me një kënaqësi të fshehtë, fabulën e një marrëveshjeje të nënujshme, të një ujdie të pathënë që vetëm sa maskohet nga sherret, procesi parlamentar i shkarkimit dhe lista e gjatë e ligjeve të kthyera në Kuvend. Kjo marrëdhënie me shumë faqe, është në fakt sot metafora e lojë së pasqyrave që luhet në politikën shqiptare. Aty ku, fjala vjen, deputetët e opozitës parlamentare firmosin e zeza mbi të bardhë për të mos votuar “dakordësinë” PD-PS-LSI për zgjedhjet, e më pas porsi ata fiqtë e pjekur, fillojnë të bien nga pema e rebelëve, duke deklaruar votën pro.

Një vit nga zgjedhjet parlamentare politika shqiptare është më shumë se kurrë një tokë kënetore e paqëndrueshme. Ajo vazhdon të përkundet në shtratin historik të paradokseve, ku bashkëjetojnë marrëveshjet e minutës së fundit me përplasjet e përgjakshme, shanset për paqe e dashuri, me kanosjet për luftë shfarosëse, rrahjet e krahëve e shtrëngimet e duarve, me shkëmbimet e grushteve, armëve e molotovit.

Qarin dhe qederin një fije floku i ndan, thonë këtej nga Shqipëria e Mesme. Është ndoshta fjala e urtë që më shumë se gjithçka i shkon asaj që na pret në 10-11 muajt e ardhshëm, sipas datës që Ilir Meta do të vendosë të caktojë për zgjedhjet e përgjithshme. Me kokë të vet, pa pyetur askënd, siç ka deklaruar vetë. Me ndryshimin se kësaj rradhe dekretit të tij do t’i përgjigjen të gjithë, jo si në 13 tetorin 2019, që kurrë nuk u regjistrua në arkiv si datë zgjedhjesh.

Tags: basharamaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Do blinte ilaçe për prindërit, zbulohet studioja ligjore që punësoi Hekuran Billën si postier

Do blinte ilaçe për prindërit, zbulohet studioja ligjore që punësoi Hekuran Billën si postier

Zgjerohet skandali/ Sekseri mori 10 milionë brenda Ministrisë

Zgjerohet skandali/ Sekseri mori 10 milionë brenda Ministrisë

“Do të çojë ca çuna problematikë…”/ Gjiknuri reagon për përgjimet

“Do të çojë ca çuna problematikë…”/ Gjiknuri reagon për përgjimet







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com