Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Trump bën thirrje për luftë kundër racizmit dhe paragjykimeve

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti Trump bën thirrje për luftë kundër racizmit dhe paragjykimeve

Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave.

Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”

Duke folur të enjten në një aktivitet për racën dhe politikën në një kishë në Dallas të Teksasit, presidenti tha se si pjesë e këtij plani, ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, ku kërkohet nga policia, që të plotësojë standardet më profesionale për përdorimin e forcës.

“Duhet të punojmë së bashku për të konfrontuar racizmin dhe paragjykimin kudo që të shfaqen. Por nuk mund të bëjmë përparim dhe të shërojmë plagët, duke etiketuar në mënyrë të padrejtë si racistë miliona njerëz të mirë amerikanë”, tha ai.

Presidenti Donald Trump hodhi poshtë gjithashtu kritikat për komentet e tij të mëparshme për nevojën që forcat e rendit të mbajnë kontrollin në rrugë mes trazirave.

“Do t’i qëndoj kësaj”, tha ai.

Hapat lidhur me komunitetet afrikano-amerikane dhe reformat e policisë që zoti Trump i shpallu në Dallas, nuk ka shumë gjasa që të qetësojnë ata që janë të indinjuar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë.

Presidenti Trump tha gjithashtu disa herë se pezullimi ose shpërbërja e departamenteve të policisë nuk mund të lejohet.

Presidenti e minimizoi egërsinë e brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë duke thënë se pjesa më e madhe e policëve janë të mirë, por “gjithmonë ka ndonjë element të keq kudo që të shkosh”.

Ndërsa autokolona e zotit Trump arrinte në kishë, disa grupe protestuesish, ishin aty pranë. Disa mbanin parrulla me fjalë të papërshtatshme. Përkrahës të Presidentit Trump mbanin shenja për rizgjedhjen e tij në nëntor.

Rivali demokrat i Presidentit Trump, ish-nënpresidenti Joe Biden, kritikoi udhëtimin e presidentit në Dallas.

“Për javë të tëra, kemi parë Presidentin Trump që i shmanget një diskutimi kuptimplotë për racizmin sistematik lidhur me racizmin sistematik dhe brutalitetin e policisë”, tha ai në një deklaratë.

“Ai e ka përçarë edhe më tej vendin. Udhëtimi i sotëm në Teksas nuk do ta ndryshojë këtë”, tha ai./VOA

Tags: luftaRacizmiSHBATrump

TË LIDHURA

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.
Bota

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

18:11 | 28/02/2026
Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur
Bota

Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

17:31 | 28/02/2026
Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar
Bota

Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar

17:07 | 28/02/2026
Next Post
Maturantët ulen këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit, paralajmërohet konferencë

Maturantët ulen këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit, paralajmërohet konferencë

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri tregon detajet

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri tregon detajet

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Dyfishohen financimet për partitë nga shteti

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Dyfishohen financimet për partitë nga shteti







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.
Bota

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

by mirseda
18:11 | 28/02/2026
0

Pamjet që shihni janë momenti kur një raketë balistike godet Dubain në lagjen e njohur si Palm...

Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

17:58 | 28/02/2026
Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

17:31 | 28/02/2026
Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar

Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar

17:07 | 28/02/2026
Konflikti SHBA–Iran: Shpërthime në Dubai, një ndërtesë përfshihet nga zjarri pas goditjes me raketë

Konflikti SHBA–Iran: Shpërthime në Dubai, një ndërtesë përfshihet nga zjarri pas goditjes me raketë

17:02 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com