Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Saimir Gjepalin, i cili arrestua gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj.
Mësohet se gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitjeje për Gjepalin, i cili njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut nga vetë grupi.
Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpunëtorë u arrestuan në tetor të 2018, ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.