Ditën e sotme, një apartament në fshatin Torovicë të Lezhës është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se shkak për rënien e flakëve të jenë bërë luhatjet e energjisë elektrike.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj.