Një aksident me pasojë dy të plagosur, ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Dy fëmijë të mitur, 13 dhe 15 vjeç janë plagosur, pas një aksidenti automobilistik.
Sipas njoftimit zyrtar, dy fëmijët po udhëtonin me nënën e tyre drejt Rinasit, kur mjeti në të cilin ndodheshin, u përplas me një tjetër makinë me drejtues shtetasin me inicialet V.S. Për pasojë, dy fëmijët u plagosën dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, nëna e tyre me inicialet A.M., dhe drejtuesi i mjetit tjetër po japin sqarime në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejshem të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.