Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka të bëjë me njoftimet në orë të vona ose komentet ofenduese nga Rama. Ai ka kërkuar ndjesë nëse qytetarët janë ndjerë të ofenduar, por kjo nuk ka qenë aspak në qëllimin e tij.
“Kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nga deklaratat e mia pa dorashka, i kanë ofenduar. Dhe meqë jemi në Facebook, dua të sqaroj diçka, dreqi e mori për të gjithë ata që i shqetësuan shumë statuset e mia.
Asgjë që kam postuar s’ka qenë e pavendosur më parë në rrugë zyrtare, madje e shkruar në aktet zyrtare, gjatë gjithë kësaj kohe. Thjeshtë ka shërbyer për zgjerimin e informacionit hap pas hapi. Shqipëria sot është një histori suksesi. Do bëjmë çmos që rikthimi në normalitet, të mos na kthehet në boomerang”, deklaroi Rama mbrëmjen e sotme.