Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njihuni me 7 “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar

6 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Njihuni me 7 “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar

Dy vite më parë kur bashkia e qeveria sapo kishin nisur procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës, që asokohej drejtohej nga Mirela Kumbaro, ngriti një grup pune që përbëhej nga 7 ‘ekspertë’. Këta ekspertë do vlerësonin Teatrin Kombëtar, dhe në fund do të jepnin vendimin nëse duhej ruajtur apo prishur godina në fjalë. Faqja ‘Forumi për Trashëgiminë Kulturore’ ka publikuar emrat e 7 personave, që ishin pjesë e këtij grupi dhe që në fund firmosën prishjen e Teatrit.

‘Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore’ ka denoncuar komisionin e posaçëm me 7 anëtarë të ngritur nga Ministria e Kulturës, që firmosën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Forumi liston 7 anëtarët e komisionit dhe argumenton se ata që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit, nuk kanë kualifikim profesional për të gjykuar mbi to.

Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013. Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.

Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.

Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës – Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;

Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;

Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”. Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.

Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.

Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar:

Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës.

Keto te dhena mbi diplomimet jane bazuar mbi CV dhe biot e stafit ne faqen zyrtare te ministrise se Kultures.” -shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore.

 

 

Tags: ekspertetForumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë KulturoreTeatri Kombetar

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Protesta e Aleancës për Teatrin zhvendoset në Kukës

Protesta e Aleancës për Teatrin zhvendoset në Kukës

COVID-19 godet turizmin evropian

COVID-19 godet turizmin evropian

Fleckenstein këshilltar i Ruçit, Harasani rrëfen historinë me Hannes Swoboda-n

Fleckenstein këshilltar i Ruçit, Harasani rrëfen historinë me Hannes Swoboda-n







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com