Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sistemi TIMS është jashtë funksionit? Policia sqaron situatën

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sistemi TIMS është jashtë funksionit? Policia sqaron situatën

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmet që spekuluan se sistemi TIMS i policisë ishte dëmtuar.

Përmes një deklarate, policia thekson se ky sistem ka dalë jashtë funksionit për një kohë të shkurtër, por është vënë sërish në punë.

Sipas policisë, ky defekt është shënuar në orët e para të mëngjesit të datës 23 maj, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti.

Në deklaratë sqarohet se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka pasur lëvizje personash.

Reagimi i policisë:

Në përgjigje të interesit të disa mediave, pas publikimit të një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon, sqarojmë se:

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit.

Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformacionet dhe fushatën e pandërprerë që po bëhet nga persona të caktuar, me qëllim dashakeq për të përbaltur punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e saj luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi.

Sigurojmë qytetarët se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt. Në këtë kontekst ftojmë qytetarët, aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në nr. falas 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Tags: defektpoliciareagonsistemi TIMS

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
“Të dielat pa makina”, Artan Fuga ironizon propozimin e Ramës

“Të dielat pa makina”, Artan Fuga ironizon propozimin e Ramës

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja

I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të Partisë Socialiste

I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të Partisë Socialiste







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com