Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto nga laboratori i mikrologjisë në QSUT, ku po zhvillohen testimet serologjike të stafeve mjekësore.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu bën me dije se deri më tani janë testuar mbi 1300 mjekë e infermierë. Sipas saj, pozitiviteti në rastet e testuara ka rezultuar 8%.
Ministrja thekson se këto shifra tregojnë se personeli shëndetësor ka krijuar antitrupa.
Postimi i plotë:
Vijon puna pa u ndalur në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, për testimet serologjike ??? të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të përballjes me #COVID19?
Më shumë se 1300 të testuar, ku ka rezultuar 8% pozitiviteti, pra krijimi i antitrupave tek personeli shëndetësor i testuar deri tani.
#Vijojnë testimet për grupet e rrezikuara ✅
#StafetMjekësoreNëGatishmëri