Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Plas sherri në emision, Mazniku i jep përgjigjen e prerë Bojaxhiut

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plas sherri në emision, Mazniku i jep përgjigjen e prerë Bojaxhiut

Aktivisti Gjergj Bojaxhi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, janë përplasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Bojaxhi i është drejtuar Maznikut duke e pyetur nëse në planin urbanistik të Tiranës ekziston ndërtimi që duan të bëjnë apo jo, ndërsa ai u përgjigj se plani urbanistik nuk merret me objekte specifike.

Mazniku tha ndër të tjera se prona pas Teatrit nuk do tjetërsohet. Pra do ngelet pronë e qytetarëve të Tiranës. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, nëse e kanë në plan për ta dhënë me përqindje, Mazniku deklaroi se vendimin e merr Këshilli Bashkiak.

Debati

Gjergj Bojaxhiu: Z. Mazniku, qëparë përmendët që meqë keni fituar votat, do i bëni këto gjëra… Në planin urbanistik të Tiranës, ekziston kjo gjë që doni të bëni?

Arbjan Mazniku: Plani urbanistik nuk merret me objekte specifike.

Gjergj Bojaxhiu: Merret me zona, në gjithë këto konsultime që ju keni bërë, kjo zonë dhe zona të tjera në qendër të Tiranës ku po bëni kulla, nuk janë pjesë e planit urbanistik. Nuk ka asnjë shenjë që thotë ‘këtu do ndërtohet diçka me intensitet’.

Arbjan Mazniku: Ka një procedurë, ka një rregullore.

Gjergj Bojaxhiu: Kjo nuk është procedurë, kjo është anashkalim dhe mashtrim i qytetarëve.

Arbjan Mazniku: Është procedurë.

Gjergj Bojaxhiu: Cila procedurë? Që tek kjo zona do e lë të zezë dhe do bëj ça të dua dhe ju si qytetarë s’dini gjë deri sa ta bëj?

Arbjan Mazniku: Jo, s’është ajo.

Gjergj Bojaxhiu: Po cila është?

Arbjan Mazniku: Procedura thotë sipas nenit kaq, kjo zonë zhvillohet me këtë rregull.

Gjergj Bojaxhiu: Ku nuk ka asnjë gjë në plan urbanistik që tregon se ajo zonë ndërtohet me kulla?!

Arbjan Mazniku: Sigurisht që ka!

Gjergj Bojaxhiu: Tani dhe një pyetje tjetër. Çfarë do bëhet me pronën publike që është mbrapa Teatrit?

Arbjan Mazniku: Kjo është një procedurë që Këshilli Bashkiak me kryetarin e Bashkisë dhe institucionet, kur të gjejnë momentin….

Gjergj Bojaxhiu: Domethënë tani do bëjmë Teatër me lekët tona, dhe prona publike nga mbrapa do fluturojë?!

Arbjan Mazniku: Jo, Tirana është e ndarë për këtë çështje në dy element… 5200 metra truall i Teatrit dhe 1250 kilometra katrorë të cilat zhvillohet sipas planit rregullues që ka qyteti.. Çfarë do ndodhë më këtë, është një çështje që në këtë moment nuk ka më lidhje me Teatrin.

Blendi Fevziu: Pyetja që po bën Bojaxhiu është që a u shemb Teatri për t’i hapur vend kullave pas Teatrit?

Gjergj Bojaxhiu: Çfarë do ndodhi me pronën publike dhe çfarë do ndodhë me pedonalen? Do vazhdojmë ta kemi?

Arbjan Mazniku: Po.

Gjergj Bojaxhiu: Prona pas Teatrit nuk do tjetërsohet? Do ngelet pronë e qytetarëve të Tiranës? Nuk do tjetërsohet në asnjë lloj forme?

Arbjan Mazniku: Jo, nuk do tjetërsohet. Ne mund ta zhvillojmë pronën…

Blendi Fevziu: A e keni në plan ta jepni me përqindje që një privat nesër ta zhvillojë dhe t’ju japë përqindje sipas formulës?

Arbjan Mazniku: Ketë nuk e vendos unë, vendimin e merr Këshilli Bashkiak.

Blendi Fevziu: Këshilli Bashkiak është 100% i juaji…

Gjergj Bojaxhiu: Cili Këshill? Ata që votuan 100% për të prishur Teatrin?

Arbjan Mazniku: Të gjitha opsionet e zhvillimit të çdo prone në Tiranë janë aty për të gjykuar në moment që ka një plan për ta zhvilluar…

Tags: Arbjan Maznikugjergj bojaxhiTeatri

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Finalizohet mega-operacioni/ Nën hetim prej 1 viti, shoqërohen nga policia 30 persona

Finalizohet mega-operacioni/ Nën hetim prej 1 viti, shoqërohen nga policia 30 persona

“Lum shtëpia që më ka”, Aurela Gaçe tregon pasojat e aksidentit (FOTO)

"Lum shtëpia që më ka", Aurela Gaçe tregon pasojat e aksidentit (FOTO)

“Po të them, mos hy te kjo fushë”, Andi Bejtja përplaset keq me Baton Haxhiun

“Po të them, mos hy te kjo fushë”, Andi Bejtja përplaset keq me Baton Haxhiun

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com