Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shpreh mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që sipas tij, mbrojnë tezën se shkatërrimi i Teatrit “ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues”.
Kreu i shtetit ka shpërndarë një artikull të akademikut Emin Riza, i cili e cilëson si një veprim antikombëtar shembjen e Teatrit.
Postimi i plotë:
U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!