Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Një çadër 50 euro? Klosi: S’bëjmë dot gjë, e vendos tregu

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Një çadër 50 euro? Klosi: S’bëjmë dot gjë, e vendos tregu

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke folur për këtë sezon veror, tha se distanca mes shezlongeve do të jenë 2.5-3.5 metra, ndërsa për tarifat do të merret vetë pushteti lokal. Klosi citoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit, është penguar puna në bërjen e ligjit të ri të bregdetit. Ministri shtoi se në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat.

“Jemi ende duke gjykuar mundësinë me ekspertët e shëndetësisë, nëse do të kemi hapësirat e pafundme që kemi patur vitet e kaluara. Situata shezlongesh me operatorët në plazhe apo më shumë kufízime, pasi shikohet si një nga burimet e ínfeksionit.

Kjo është një pikëpyetje e madhe që akoma nuk i kemi gjetur zgjidhje. Sa i përket distancave që ne kërkojmë, është një kërkesë e Organizatës Botërore të Turizmit, pak a shumë në të njëjtat distanca janë edhe tani në hotelet shqiptare, 2.5 – 3.5 metra larg nga njëri-tjetri shezlonget.

Pra nuk është se kërkohet ndonjë sforco e madhe, por edhe ai biznes duhet futur kontroll pasi tërmeti dhe pandemia na penguan në bërjen e ligjit të ri të bregdetit. Por në bazë të ligjit ekzistues, plazhet kontrollohen nga bashkitë që vendosin dhe tarifat.

Për tarifat nuk mund të jetë shteti negociator, janë vendimmarrje të pushtetit lokal, çdo bashki ka tarifat e saj. Është në pikëpyetje nëse do të ketë hapje të sezonit në raport me pandeminë. Nuk mund të fillojmë promovim për një pikëpytje të madhe që është kur do të hapen kufijtë, dhe nëse do të kemi më shumë fluturime individuale apo të organizuara”, tha Klosi.

Referuar abuzimeve me çmimet, ku këtë fundjavë është raportuar se një çadër kushtonte 50 euro, Klosi deklaroi se shteti nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim. Ai u shpreh se gjatë pandemisë, turizmi mbetet biznesi më i goditur. Por ministri, duke e parë situatën në një tjetër këndvështrim, tha se kemi mangësi në klient, ndaj bizneset duhet ta mendojnë mirë nëse do rrisin çmimet.

“Shteti nuk mund të bëjë asgjë për këtë, dhe duhet të jemi realistë në këtë diskutim, pasi flasim për një biznes më të goditur dhe numër më të ulët të klientëve dhe të ofertës. Unë nuk shoh dhe nuk mendoj që do të kemi çmime të rritura në këtë sezon, pasi kemi mangësi në klient dhe çmimet do të bien.

Duke qenë më të fokusuar në turizmin e brendshëm, hotelierët e kuptojnë qartë. Nuk besoj që ky vit do të ketë problematika me çmimet, kur ne nuk do të kemi njerëz”, tha ai në një intervistë në “Fax News”.

Tags: blendi klosicadraplazhe

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
“Qytetarët nuk duhet të presin”, paralajmërimi i SHBA-së për politikanët shqiptarë

“Qytetarët nuk duhet të presin”, paralajmërimi i SHBA-së për politikanët shqiptarë

Arbana Osmani në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit

Arbana Osmani në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e bebit

SHBA do akuzojë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën

SHBA do akuzojë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com