Kryetari i PD-së Lulzim Basha mesditën e sotme do të zhvillojë një takim me aleatët.
Përkatësisht, takimi do të bëhet në orën 13:00, në selinë e PD.
Temat e diskutimit do të jenë të shumta duke nisur nga situata në vend e deri tek Reforma Zgjedhore, shkruan “balkanweb”.
Kujtojmë se një ditë më parë u mblodh Këshilli Politik nga ku më pas palët dolën me qëndrime të ndryshme.