Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka shkarkuar pedagogen e Fakultetit të Shkencave Sociale Majlinda Keta.
Në vendim, thuhet se pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit, shkruan “panorama”.
SHKELJET E KONSTATUARA QË RENDITEN NË VENDIMIN E REKTORIT MYNYR KONI:
Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra duhet se është “shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar”.