E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

SHBA nuk njeh përmirësim të situatës, mbi 72 mijë viktima nga koronavirusi

Nuk duket të ketë qetësi për SHBA-në e cila po shënon më shumë se 2 mijë viktima në bilancet ditore nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara janë shënuar gjithsej 2,360 viktima dhe janë konfirmuar 24,776 raste të reja infektimi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, SHBA ka regjistruar 1.238.801 persona të infektuar dhe mbi 72 mijë viktima.

Rreth 201 mijë persona kanë arritur ta mposhtin koronavirusin në SHBA, ndërsa mbi 966 mijë raste janë ende aktive. Prej këtyre, mbi 16 mijë pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA, me gjithsej 330.139 raste të konfirmuara dhe 25.204 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e ka regjistruar Spanja (253.682), Italia (213.013), Mbretëria e Bashkuar (194.990) dhe Franca (170,551).

Më shumë se 3,7 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga COVID-19, ndërsa rreth 260 mijë persona kanë humbur jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...