Pavarësisht se ka nisur hapja e vendit pas izolimit, Posta Shqiptare do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi edhe gjatë muajit maj.
Posta Shqiptare kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që gjyshërit të mos paraqiten në zyrë postare.
Kjo kërkesë vjen pasi rreziku nga koronavirusi, ende nuk ka kaluar. Paraqitja e të moshuarve në sportele, jo vetëm që rrezikon shëndetin e tyre, por do të hidhte poshtë të gjithë sakrificën që ka bërë shoqëria shqiptare duke u izoluar.
Njoftimi
Të dashur qytetarë,
Ju rikujtojmë se Posta Shqiptare po vijon shpërndarjen e pensioneve në adresë, edhe përgjatë muajit Maj.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj ?që të këshilloni prindërit dhe gjyshërit tuaj?? që të #mos paraqiten në zyrë postare, si dhe t’i ndihmoni këto të fundit që për çdo paqartësi në lidhje me datat ? e pensionit të kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit. ??
‼️ Rreziku ende nuk ka kaluar ‼️
Paraqitja e tyre ne sportelet tona jo vetëm që rrezikon shëndetin e tyre, por do të hidhte poshtë #sakrificën e madhe që e gjithë shoqëria shqiptare?? bëri në këto muaj për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19.
Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush! ❤️