Shefi për turizëm në Gjermani, Thomas Bareiss është shprehur se ekziston mundësia që gjermanët t’i kryejnë pushimet verore jashtë shtetit.
Në një prononcim për “Der Tagesspiegel”, Bareiss tha se nëse situata me pandeminë do të jetë nën kontroll, atëherë qytetarët gjermanë do të kenë mundësi të udhëtojnë.
Ai deklaroi se prej kohësh Gjermania ka qenë duke negociuar me kombet e tjera rreth pushimeve të verës.
Me më shumë se 166 mijë të infektuar, Gjermania renditet e pesta në Evropë për numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas Spanjës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.
Deri më tani, në Gjermani kanë humbur jetën rreth 7 mijë persona nga koronavirusi. Më shumë se 135 mijë persona janë shëruar, ndërsa 24,397 raste janë ende aktive në vend.