Një lajm i mirë vjen nga Kosova, teksa në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 rast i ri pozitiv me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, pacienti i konfirmuar është rast kontakti nga komuna e Mitrovicës. Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 87 persona nga COVID-19.
Deri më tani në Kosovë janë shëruar gjithsej 490 persona nga koronavirusi, ndërsa 340 raste janë ende aktive.
“Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.