Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

NASA prodhon një respirator për pacientët me COVID-19

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
NASA prodhon një respirator për pacientët me COVID-19

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se një respirator i ri i zhvilluar nga inxhinerët e saj për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, është miratuar për përdorim urgjent nga organet federale të shëndetësisë.

Inxhinerët me agjencinë NASA në Kaliforni e projektuan dhe ndërtuan pajisjen brenda një harku kohor prej 37 ditësh.

Inxhinerët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, në laboratorin “Jet Propulsion” në Pasadena të Kalifornisë festojnë ndërtimin me sukses të prototipit të një respiratori, ndërsa pajisja vihet në punë.

Respiratori i quajtur “VITAL” u projektua dhe ndërtua në vetëm 37 ditë.

Kjo pajisje është ndërtuar me synimin për të lehtësuar furnizimin me respiratorë tradicionalë, që ato të përdoren tek pacientët e prekur nga koronavirusi, të cilët kanë simptomat më të rënda.

Mes dhjetëra specialistëve në këtë projekt është edhe inxhinieria e mekanikës elektronike Michelle Easter, e cila ndërton pajisje robotike për mjetet ajrore dhe jo pajisje mjekësore.

“Si mund të ndërtonim diçka nga pajisjet që gjejmë në garazhin e shtëpisë? Bashkuam njohuritë mbi fluturimet dhe praktikat tona të njohura për të ndërtuar pajisjen në fjalë.”

Në rastet më të rënda, virusi dëmton indet e shëndetshme në mushkëri, duke vështirësuar furnizimin e gjakut me oksigjen. Në këtë rast, pacienti preket nga pneumonia si dhe gjendje më të rënda akute të sistemit të frymëmarrjes, çfarë mund të dëmtojë edhe organe të tjera.

Respiratorët furnizojnë mushkëritë me oksigjen tek pacientët me probleme të rënda frymëmarrje, duke u vënë atyre një tub në fyt.

Këto makineri po ashtu përdoren edhe në raste të tjera, kryesisht kur një pacient i nënshtrohet operacionit dhe gjendet nën anestezi të përgjithshme.

NASA thotë se pajisja e re nuk është projektuar për të zëvendësuar respiratorët tradicionalë të spitalit, të cilët zgjasin për disa vite dhe janë ndërtuar për një gamë të gjerë përdorimesh mjekësore.

Pajisja është e ndërtuar e tillë që të funksionojë tre deri katër muaj, dhe të përdoret për pacientët me COVID-19. Po ashtu kushton më lirë që të ndërtohet, me pjesë më të pakta dhe mund të modifikohet për përdorim në spitalet fushore, thotë NASA.

“Kur dërgojmë një anije në hapësirë dhe diçka prishet, ne nuk mund të dërgojmë një ekip për të bërë rregullime. Prandaj, ne jemi mësuar që të bëjmë analiza të shumta dhe të përpikta për ndonjë skenar të mundshëm që diçka të prishet. Përdorëm të njëjtën praktikë në ndërtimin e pajisjes mjekësore ”, thotë inxhinierja Easter.

NASA ka thënë se respiratori prototip është miratuar nga agjencia federale amerikane që merret me çështjet e shëndetësisë. NASA po ofron një liçensë falas për prodhimin e respiratorit në të gjithë botën. /Voa

Tags: koronavirusNASAprodhonrespirator

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar
Aktualitet

Probleme me platformën shtetërore e-albania, Deutsche Welle: I gjithë shteti online është i bllokuar

17:20 | 26/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
77-vjeçarja nga Kruja fiton betejën me koronavirusin, Manastirliu publikon videon

77-vjeçarja nga Kruja fiton betejën me koronavirusin, Manastirliu publikon videon

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kurtit

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Hoxha: I njëjti grup kreu edhe atentatin e bujshëm në Elbasan

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Hoxha: I njëjti grup kreu edhe atentatin e bujshëm në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com