Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se kanë diskutuar për menaxhimin e situatës post-koronavirusit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kreu i shtetit thotë se e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen financiare, që Italia dha për rindërtimin e vendit pas tërmetit. Meta thekson se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.
Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.
E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Andrà tutto bene! ?????