Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali/ Drejtori, 1 milionë lekë për materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali/ Drejtori, 1 milionë lekë për materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti

Fiks fare denoncoi veprimet e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Hillari Klinton” në Kamzë, i cili materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit i shet në të zezë.

Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ shkuan disa herë në rrënojat e shkollës, duke kërkuar që të blejnë këto materiale, si pllaka mermeri, pllaka shtrimi apo edhe pjesë të tjera. Fillimisht, në zonë ishin disa nxënës me “leje” të drejtorit Hysen Koldashi, të cilët tregojnë se përditë nxjerrin nga 20, 30 apo 50 mijë lekë.

Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”. Ai bisedon me bashkëpunëtorët e Fiks fare mbi çmimet që duhet të paguajnë që të marrin këto materiale. Sipas tij, drejtori i ka dhënë dorë të lirë dhe këto materiale merren me “më pak para” se në treg.

Madje, ai i thotë se nëse materialet gjenden në treg me 100 lekë ai i shet me 30 lekë. Drejtori i kërkon qytetarëve 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, ndërsa thotë se se “shes edhe tulla me 200 mijë lekë”.

Tjegullat, sipas drejtorit janë me 300 lekë copa. Drejtori vijon të bëjë pazar me materialet, ndërsa në fund pas llogarive të gjata ia pret shkurt; më jep 1 milionë lekë të vjetra dhe merr ç’të duash!

Pas këtij konstatimi, Fiks fare shkoi në Bashkinë Kamzë për të marrë informacion nëse materialet e kësaj shkolle janë shitur apo jo në të zezë. Kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, tha se tërmeti i 26 nëntorit shembi shkollën “Hillari Klinton”, ndërkohë që konstatimi erdhi nga nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. “Një pjesë e materialeve shkuan te shkolla në Valias, ku do sistemohen nxënësit e kësaj shkolle. Shkuan disa dyer që ishin të mira, bankat dhe dërrasat e zeza.

Materialet e tjera janë trajtuar si mbetje. Nuk tenderuam materialet si hekur apo pllaka se ishte vlerë e vogël, më shumë shkonin procedurat sesa materialet që ishin atje” tha Suli. Pra, Bashkia Kamzë nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle. Drejtori Hysen Koldashi ka vepruar me “kokën” e tij, ku të gjitha materialet i ka shitur më të zezë./TCH

Tags: dëmtuardrejtorilekëtshkollëstermeti

TË LIDHURA

Himarë/ Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Himarë/ Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy persona

16:25 | 27/09/2025
Policia e Korçës aksion për prodhimin e shitjen e lëndëve narkotike, shoqërohen në komisariat tetë persona
Aktualitet

Iu zbulua kanabis në oborrin e banesës, e pëson 63-vjeçari, arrestohet

16:13 | 27/09/2025
Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës
Aktualitet

Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

15:49 | 27/09/2025
Next Post
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, reagon Rama

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, reagon Rama

Shtypi shqiptar si “përmbarues i korrupsionit”

Shtypi shqiptar si “përmbarues i korrupsionit”

Liderët botërorë premtojnë miliarda dollarë për vaksinën kundër koronavirusit

Liderët botërorë premtojnë miliarda dollarë për vaksinën kundër koronavirusit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Himarë/ Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Himarë/ Kultivuan kanabis, shpallen në kërkim dy persona

by mirseda
16:25 | 27/09/2025
0

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare...

Policia e Korçës aksion për prodhimin e shitjen e lëndëve narkotike, shoqërohen në komisariat tetë persona

Iu zbulua kanabis në oborrin e banesës, e pëson 63-vjeçari, arrestohet

16:13 | 27/09/2025
Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

Mbi 10 mijë gra dhe vajza të punësuara nga zyrat e punës

15:49 | 27/09/2025
Një nga rrugët kryesore në Ersekë merr emrin e Artan Lames

Një nga rrugët kryesore në Ersekë merr emrin e Artan Lames

15:12 | 27/09/2025
Joana Qeleshi zgjidhet kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

Joana Qeleshi zgjidhet kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

14:58 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com