Rusia po kalon një situatë tejet të rëndë me koronavirusin, duke ‘konkuruar’ fortë me Italinë, Spanjën e jo vetëm. Brenda një dite, Rusia ka raportuar mbi 10.600 raste të reja. Kjo një tjetër shifër rekord që e çon në gati 135 mijë numrin e të infektuarve nga virusi në vend.
Zyrtarët vendas janë shprehur se thuajse 50% e rasteve të reja ishin asimptomatike. Ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 1.280. Pas një jave që konsiderohej disi e qëndrueshme, Rusia ka parë prej katër ditësh rresht një rritje rekord ditore të infektimeve.
Moska, qyteti më i goditur i vendit, përbën më shumë se gjysmën e rasteve në total. Ndër të infektuarit është edhe kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Situata në Moskë është rënduar tej mase. Ndaj shumë qytetarë të Moskës, e kanë parë të udhës për t’u larguar në drejtim të qyteteve më pak të prekura, per të mos u infektuar me koronavirus.