Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë duhet bërë për daljen nga pandemia

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë duhet bërë për daljen nga pandemia

Nga: Aleksandër Meksi

Mbas shkrimit për “Masa dhe Propozime..” për krizën e pandemisë, miq të mi më kërkuan shpjegime më të hollësishme dhe të qarta. Po mundohem, i vetëdijshëm se hartimi i akteve zyrtare ju takojnë ekspertëve dhe politikës.

Pavarësisht se jemi të parët, ndër vendet që zgjodhën lock down-in si zgjidhje, unë po bëj disa sugjerime…. Jashtë çdo diskutimi distancimi social, mbase dhe 2 metra, duhet të jetë i detyrueshëm jo vetëm kur dalim rrugëve por edhe në vendet e punës e në mjetet e transportit urban, kur do të fillojnë të përdoren.

Në vendet e punës është i domosdoshëm dezinfektimi, sidomos pas zbulimit të çdo rasti me infeksion, riorganizimi i vendeve të punës, ndarjet me pleksiglas, shfrytëzimi i mjediseve të lira duke i kthyer në vende pune, organizimi me turne në të 7 ditët e javës dhe zgjatja e orarit të lëvizjeve deri në 19 e 30´, smart working, e mbi të gjitha: maska mbrojtëse e doreza, certifikata të imunitetit, madje dhe veshje kur nevojiten.

Të gjitha këto nuk do të kishin vlerë po qe se strukturat shëndetësore nuk do të hartonin protokolle për sigurinë nga infektimi në vendet e punës, në përputhje me veçantitë e veprimtarive e nuk do të ushtronin kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave të caktuara sidomos në qendrat e mëdha të punës, e për mospranimin e punonjësve në punë: në se janë të sëmurë me mbi 37,5° C ose kanë shenja të tjera ata duhet të dërgohen në shtëpi.

Po ashtu, për ata që kthehen mbas karantinimit, duhet tamponi negativ. Kuptohet që dhe në to vlen distancimi dhe masat mbrojtëse: maskat e dorezat për të gjithë punonjësit që ndodhen në të njëjtin mjedis pune. E njëjta vlen dhe për këdo që për arsye pune do të hyj në një njësi ku punohet apo shërbehet.

Ndërsa në njësi të vogla pune e shërbimesh mund të ushtrojnë kontrolle inspektorat sanitar, që duhen shtuar, po ashtu dhe policia, ku në to klientët të hyjnë me mjetet mbrojtëse e një nga një. Në rastin e vendit tonë ka dhe një problem që kërkon zgjidhje duke patur parasysh dhe kushtet konkrete.

E kam fjalën për sigurimin e maskave dhe dorezave. Ato duhet ti siguroj shteti, urdhërdhënësi për përdorimin e detyrueshëm të tyre. Në se do të nxirrte dhe në treg, shteti duhet të vinte një çmim maksimal të detyrueshëm mbase dhe rimbursimin e pjesshëm. Këto masa janë në dobi të bashkësisë dhe të veprimtarisë ekonomike. Kjo kërkon sa më shumë të punësuar e sa më pak për tu ndihmuar, por, askush nuk duhet të lihet në mëshirë të fatit

Duhet të theksojmë se përdorimi dhe furnizimi me mjete mbrojtëse nuk është vlerësuar si duhet dhe mund të bjerë pasoja të rënda, ndërkohë që vendet e tjera i kanë kusht të domosdoshëm për hapjen e veprimtarisë ekonomike dhe institucioneve. Këtë po e ilustrojmë me rastin e Gjermanisë, që megjithë se ka patur rezultate të mira në luftën kundër pandemisë, po punon që nga mesi i gushtit të mund të prodhoj 40 milion maska kirurgjikale dhe 10 milion maska FFP2 e 3, ndërsa Italia, e cila deri tani ka përdorur 138 milion maska e ka rezervë 47 milion të tjera, ka kontraktuar 51 makineri me të cilat do të prodhojnë 25 milion maska në ditë.

Këto fakte duhet ta detyrojnë Qeverinë shqiptare të marrë dhe ajo veprimet e duhura respektive, dhe sa më parë. Mjetet mbrojtëse deri sa janë të detyrueshme duhet të konsiderohen si medikamentet që përdoren për terapitë që këshillon mjeku, e si të tilla duhet ti siguroj shteti (sepse ai po i ndalon njerëzit të shkojnë në punë), e shpenzimet duhet të përballohen tërësisht si disbursimet për ilaçet. Në se do lejohen dhe në tregun privat çmimi maksimal caktohet nga shteti.

Ndërsa ritheksojmë se për blerjen e medikamenteve, pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse nga shteti nëpërmjet firmave të licencuara, çmimet të përcaktohen së bashku sipas një marzhi fitimi të arsyeshëm dhe të detyrueshëm, sepse këtyre firmave shteti ju ka kufizuar konkurrencën dhe këtë “favor” nuk duhet ta shpërdorojnë, sidomos në fushën e shëndetit e në raste urgjence. Kjo aq më shumë kur shumicën e tyre shteti i jep falas.

Që hapja gati e të gjitha veprimtarive të mos jetë njëherazi dhe mundësi apo rruga e përhapjes edhe për coronavirusin, pra një valë e re e tij, do të duhej të kishim një numër më të madh kontrollesh të përhapjes së tij me tamponë dhe teste sierologjike, të cilat duhet të vazhdojnë në kohë. për imunitetin (pasjen e antikorpeve), dëshmi e shkallës së infektimit të popullsisë.

Tek ne deri më sot janë kryer 7279 testime me tamponë për infektimin apo jo të individëve. Për ilustrim krahasimi po japim dy shembuj: SH.B.A. ka kryer mbi 4 milion e gjysme tamponë që duke krahasuar me numrin e banorëve duhej të kishim kryer rreth 40000 tamponë; po kështu Italia ka kryer rreth 1 milion e 750 mijë tamponë pra për ne do ishin mbi 70000. Këtë nuk e kemi bërë megjithë porositë e O.B.SH. dhe ekspertëve të huaj.

Mendoj se detyrimisht duhet të filloj menjëherë një sondazh si fushatë testimesh me tamponë dhe teste për antikorpe në gjithë vendin për popullsinë nga 6-90 vjeç. Fillimisht do të mjaftonte të testonim rreth 10000 persona (nga krahasimi me fushatën që do ndërmarr Italia), çka mund të vazhdoj dhe më vonë. Vetëm në këtë mënyrë do të mësojmë shkallën reale të përhapjes së pandemisë dhe masat urgjente dhe ato për të ardhmen pra dhe modalitetet, shtrirjen në kohë të hapjes, që të mos kemi pasoja kur porta të jetë hapur, deri sa të vijë vaksinimi, që në rastin më të mirë, shpresohet në fund të vitit.

Po aq e domosdoshme është dhe puna që po bëhet për ngritje në nivelin e duhur të shërbimit hospitalor infektiv, që të jetë i përgatitur për përballimin eventual të pandemive. Dihet se ushtrinë e mbajmë dhe në kohë paqeje, pra lipset që dhe shëndetësia; numri i spitaleve, i shtretërve, i pajisjeve dhe i personelit të jenë në përputhje me detyrat për të tilla raste epidemie. Është koha të rimendohet një strategji e re për shëndetësinë në vendin tonë.

Lidhur me rregullat e deritanishme për hapjen kam vërejtjen që edhe pensionistët duhet të kenë të drejtën e daljes së lirë, kurdoherë me masa mbrojtëse e distancim si gjithë të tjerët. Ata përgjithësisht do lëvizin në zona të kufizuara në rrugët dhe brenda oborreve të blloqeve të banimit, po kështu mund të kenë nevojë të vizitohen nga mjekët, të blejnë sende që parapëlqejnë, të ecin e të vijojnë kontaktet njerëzore që janë të domosdoshme për ta. Ata sigurisht do të dalin mëngjeseve dhe mbrëmjeve për të shmangur të nxehtin, qoftë me një shtim shkalla shkallë të ditëve që ju lejohet dalja. Po kështu shumica e tyre bashkëjetojnë me familjarët, të cilët edhe dalin edhe shkojnë në punë. Të gjitha këto e bëjnë të tepërt e të dëmshëm izolimin tërësor të tyre në këtë fazë të dytë. Më vonë, në një kohë të dytë, në se do ketë një ecuri pozitive mund të lejohen dhe vizitat me masa sigurie tek njerëzit e rrethit të ngushtë familjar.

Gjithashtu, besoj se nuk ka arsye që të ketë ndalim të çdo lëvizjeje të shtunave e të dielave, që duhet të jenë si çdo ditë tjetër e javës, aq më tepër që mendojmë se duhet të jenë edhe ditë pune për të kompensuar pasojat e distancimit dhe masave të tjera mbrojtëse.

Hapja për këtë fazë të dytë kërkon protokolle për çdo rast, monitorim, ndërhyrje kur situata ndryshon, kontrolle të përhershme e shërbim shëndetësor në të gjithë vendin, duke shtuar dhe mobilizimin e personelit mjekësor shtesë (kjo vlen dhe për policinë e rendit e ushtrinë), që mund e dëshiron të punoj, dhe duke i shpërblyer denjësisht për këtë punë. Kjo është e nevojshme deri sa mendohet për hapjen e bareve…..restoranteve e deri dhe plazheve, përdorimin e transportit e të tjera veprimtari me pjesëmarrje masive të publikut, që duhet të jetë e kujdesshme (me protokolle konkrete), me hapa të matura e sipas mundësive e territorit. Përsa i përket shkollave të të gjitha niveleve vazhdoj të mbetem i mendimit që ato të hapen në 1 shtator e muaji i parë le të përdoret për kontrollin dhe plotësimin e mangësive në dijet e vitit shkollor 2019-2020, sigurisht në se nuk ndodhin të papritura.

Hapja është një proces që vijon në kohë, që duhet kryer me kujdes, monitorim të vazhdueshëm e shkallë shkallë, me të gjitha veprimet në dobi të sigurisë së jetës që paraqitëm më lartë e të tjera që i mendojnë ekspertët e politika. Në se hapja në territore të veçanta apo në veprimtari të caktuara do krijojë probleme, i takon politikes të marri masa kufizuese në të mirë te jetës së qytetarëve.

Koha që po kalojmë është një periudhë e bashkëjetesës me coronavirusin gjithnjë me norma sigurie. Edhe një herë përsërisim pajisjen urgjente me maska dhe testimet e tamponët, duke filluar menjëherë nga qyteti i Tiranas e vijuar me qendrat më shumë të prekura nga Covid 19 dhe në gjithë territorin e vendit. Injorimi i këtyre dy veprimeve mund të jetë me pasoja. Nga suksesi i kësaj faze të dytë varet fillimi i fazës së tretë, të investimeve zhvillimore, por gjithnjë kur realisht të kemi bllokuar pandeminë.

Tags: Aleksandër Meksikoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Joe Biden merr zyrtarisht mbështetjen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

Joe Biden merr zyrtarisht mbështetjen e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë

Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë

Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme

Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com