Zvicra po bëhet gati për një lehtësim të masave kufizuese, që janë ndërmarrë në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Duke filluar nga 11 maji, në Zvicër pritet të ketë një hapje të restorante. Presidentja Federale, Simonetta Sommaruga ka bërë përpjekje së bashku me përfaqësuesit e turizmit se si të gjendet një zgjidhje për pushimet verore në Zvicër.
“Të hulumtojmë së bashku dhe të skicojmë se si mund të duken pushimet verore në Zvicër – pa rrezikuar mbrojtjen e shëndetit që është ende e nevojshme”, tha ajo.
Këshilli Federal po shqyrton pra mundësinë që më 11 maj të bëhen lehtësimet e para dhe në sektorin e hotelerisë.
“Ne po shqyrtojmë me degët përkatëse se çfarë është e mundur të bëhet” ka thënë ajo, duke menduar për një “hapje graduale” të skenës së gastronomisë.
Deri më tani në Zvicër janë regjistruar më shumë se 29 mijë raste infektimi dhe mbi 1 mijë e 600 viktima.