Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Trump përshëndet shtetet që do të nisin rihapjen

Presidenti Donald Trump përshëndeti të mërkurën hapat e ndërmarra nga një pjesë e vogël shtetesh amerikane me guvernatorë republikanë për të nisur rihapjen e ekonomive të tyre megjithë paralajmërimet se infeksionet me koronavirus mund të njohin një rritje të re.

Mbi 10 shtete në SHBA, kryesisht ato në jug, si Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Tenesi, që kanë guvernatorë republikanë, po zbutin udhëzimet e qëndrimit në shtëpi, duke lejuar disa biznese jo thelbësore të rihapen, me shpresën për të rigjallëruar ekonominë.

Presidenti Trump, i cili është republikan dhe po përpiqet për t’u rizgjedhur më 3 nëntor, shprehu sot në Twitter mbështetje për këto shtete.

“Shtetet po rikthehen në mënyrë të sigurtë. Vendi ynë po fillon TË HAPET PËRSËRI PËR BIZNES. Kujdes i veçantë po tregohet, dhe gjithmonë do të tregohet për të moshuarit tanë të dashur (përveç meje!)”, shkruante në Twitter Presidenti Trump, i cili është 73 vjeç.

Vdekjet nga COVID-19 në SHBA, e kaluan shifrën 45.200 në mbarë vendin ndërsa rastet e të prekurve kanë shkuar në më shumë se 811,000.

Greg Abbott i Texasit, u bë të mërkurën një tjetër guvernator republikan që sinjalizon se do të fillojë zbutjen e kufizimeve. Ai tha se do të njoftojë një plan javën e ardhshme për të rihapur gjerësisht ekonominë e shtetit gjatë javës së parë të majit.

“Do të jetë me bazë të gjerë. Ne duam të hapim sa më shumë biznese,” tha zoti Abbott për televizionin Fox Business. “Sidoqoftë, duam të sigurohemi që ta bëjmë këtë në mënyrë shumë të sigurt, që nuk shkakton një zgjerim të COVID-19-s”, tha ai.

Shtetet dhe qeveritë lokale kanë lëshuar urdhra për “qëndrim në shtëpi” që prekin rreth 94% të amerikanëve.

Kufizimet e kanë dëmtuar ekonominë amerikane, duke lënë miliona amerikanë pa punë.

Udhëheqësit politikë janë angazhuar në një debat të hidhur lidhur me mënyrën dhe kohën se si mund të rihapet ekonomia.

Shteti i Xhorxhias po u jep dritën e gjelbër palestrave, salloneve të flokëve, lojrave të tipit bowling dhe salloneve të tatuazheve apo masazheve për t’u rihapur të premten, që do të pasohet javën tjetër nga kinematë dhe restorantet.

Masat janë urdhëruar nga guvernatori republikan Brian Kemp.

Ky shtet ka numër relativisht të ulët rastesh me koronavirus për frymë dhe shkalla e vdekshmërisë është 6 në 100 mijë, nën mesataren e vendit. /Voa

Tags: koronaviruspershendetshteteTrump

TË LIDHURA

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin
Bota

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi
Bota

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima
Bota

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

16:26 | 28/01/2026
Next Post
Ministrja e Arsimit tregon ç’do të ndodhë me vijimin e procesit mësimor

Ministrja e Arsimit tregon ç’do të ndodhë me vijimin e procesit mësimor

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Mposhti COVID-19, por gjendja e deputetit Alimadhi vazhdon të mbetet serioze

Mposhti COVID-19, por gjendja e deputetit Alimadhi vazhdon të mbetet serioze







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen
Aktualitet

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

by mirseda
19:19 | 28/01/2026
0

Përfaqësuesit e 16 familjeve, banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura...

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com