Sikundër e premtoi edhe më herët kryeministri Rama, sot ka nisur procedura për kthimin e patentave dhe faljen e gjobave të vendosura nga policia, për shkeljet gjatë shtetrrethimit. Kjo praktikë është kompetencë e Organeve Shtetërore Administrative (OASH).
Në total janë 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës, të cilat u falën nga qeveria.
Kryeministri Rama e argumentoi aministinë, me faktin se të gjithë duhet të nisin të barabartë startin e hyrjes në fuqi të kodit të ri penal, që parashikon masa ndëshkuese deri në heqje lirie për këdo që shkel rregullat e “luftës”.
Pak ditë më parë, Rama publikoi vendimin e nënshkruar për faljen e gjobave, kthimit të patentave dhe makinave që janë bllokuar gjatë shtetrrethimit.
Rama njoftonte se të gjitha do të kthehen, jo sepse nuk u gabua, por sepse ishte një situatë e jashëzakonshme. Dhe të gjithë meritojnë një mundësi të dytë.