Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Kurrë nuk do ta dorëzoj pushkën time”, intervista e zhvilluar me Isa Boletinin

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
“Kurrë nuk do ta dorëzoj pushkën time”, intervista e zhvilluar me Isa Boletinin

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2020

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 qershorit 1911, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një intervistë të zhvilluar asokohe me patriotin dhe luftëtarin e shquar shqiptar, Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


Na shkruajnë nga Shkupi :

Shefi i famshëm shqiptar Isa Boletini, për të cilin autoritetet turke besonin se e kishin shkëputur nga kryengritja, e la Sokolicën pak ditë më parë, dhe u tërhoq sërish, i armatosur, me tridhjetë prej të afërmeve dhe shokëve të tij, në kodrat e pyllëzuara, që ndodhen afërsisht dy orë me kalë nga Mitrovica.

Ata që e pyetën mbi arsyet e vendimit të tij të ri, Isa Boletini thuhet se u është përgjigjur :

“U ktheva në Shqipëri disa muaj më parë i vendosur për të zbatuar të gjitha aspektet e ligjit.

Pata shpresë se qeveria, nga ana e saj, do të bënte çdo përpjekje për të përmbushur kërkesat kombëtare të vëllezërve të mi, jo vetëm të atyre që ende luftojnë në kufirin turko-malazez, por edhe kërkesat e popullsisë urbane dhe rurale të Shqipërisë Veriore që kërkon edhe emërimin e zyrtarëve shqiptarë, adoptimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, shërbimin ushtarak të shqiptarëve në krahinën e tyre, me pak fjalë, privilegje të kërkuara nga vetë kushtet e ekzistencës së racës shqiptar. Asnjë nga këto nuk na është mundësuar.

Amnistia perandorake dhe disa koncesione që pasuan dëshmuan se ishin të pamjaftueshme në të gjithë Shqipërinë. Prandaj jemi betuar, ne shqiptarët, të mbajmë këtë qëndrim derisa të na plotësohen dëshirat tona.”

I pyetur nëse ai synon t’ua dorëzojë armët autoriteteve, Isa Boletini është përgjigjur :

“Kurrë nuk do të dorëzoj pushkën dhe kamën (thikën) time. Shokët dhe të afërmit e mi do të bëjnë të njëjtën gjë.”

Shefi shqiptar aktualisht qëndron i tërhequr por në gatishmëri. Ai shprehet se do të veprojë vetëm kur situata të jetë e nevojshme.

Thuhet se pothuajse çdo ditë emisarë nga autoritetet e Mitrovicës vijnë tek ai për t’i kërkuar që të kthehet në fshatin e tij.

Qeveria ka vendosur të dërgojë pesë batalione për të shkatërruar bandat që infektojnë rajonin nga Gjakova në Pejë. Shqiptarët e Gjakovës armatosen shumë; kontrabandistë të shumtë kalojnë armë në sasi të mëdha nëpërmjet kufirit serb, sepse pushkët shiten tani në Shqipëri për 20-30 lira turke.

Kolera sapo është përhapur midis trupave në Shqipëri; dje ka pasur 14 raste dhe 12 vdekje.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1911-intervista-me-shefin-e-famshem-shqiptar-isa-boletinin-ne-kodrat-e-pyllezuara-kurre-nuk-do-t-i-dorezoj-pushken-dhe-kamen-time/

Tags: intervisteIsa Boletinipushkeshokë

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Rama tregon vendimet e reja: Ja çfarë pritet të ndodhë pas datës 4 maj

Rama tregon vendimet e reja: Ja çfarë pritet të ndodhë pas datës 4 maj

Hapja e shkollave dhe universiteteve/ Rama: Javën tjetër do të marrim një vendim

Hapja e shkollave dhe universiteteve/ Rama: Javën tjetër do të marrim një vendim

Rritet numri i viktimave në krahasim me dje, bilanci nga koronavirusi në Itali

Rritet numri i viktimave në krahasim me dje, bilanci nga koronavirusi në Itali

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com