Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kura për COVID-19/ Eksperimenti me këtë ilaç jep rezultate shpresëdhënëse

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Kura për COVID-19/ Eksperimenti me këtë ilaç jep rezultate shpresëdhënëse

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive.

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral i kompanisë Gilead Sciences Inc, remdesivir, parandaloi përparimin e koronavirusit tek majmunët, njoftoi të premten Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

“Kafshët që u trajtuan me remdesivir, vërtet nuk treguan vështirësi në frymëmarrje si kafshët e tjera. Ne nuk shohim shumë dëme në mushkëritë e tyre. Pra, ilaçi pati qartësisht një efekt shumë pozitiv tek sëmundja”, tha Dr. Emmie de Wit, shefe e Patogjenezës Molekulare në NIAID, në një intervistë të dielën me agjensinë e lajmeve Reuters.

Studimi përfshiu dymbëdhjetë majmunë rezus, me gjysmën që morën ilaçin remdesivir dhe gjysma tjetër morën placebo, thuhet në deklaratën e institutit.

Pasi ndoqën udhëzimet për dozat e përdorura për pacientët që po trajtohen për sëmundjen COVID-19, shkencëtarët vunë në dukje se “sasia e virusit të gjetur në mushkëri ishte dukshëm më e ulët” në majmunët e trajtuar.

Majmunët që morën remdesivir në fazën e hershme të trajtimit të tyre ishin në gjendje të shërohen plotësisht, tha zonja de Wit, duke shtuar se provat e ardhshme ka të ngjarë të përqendrohen në efektivitetin e këtij ilaçi antiviral kur përdoret në raste më të rënda të koronavirusit.

Interesimi për ilaçin e kompanisë Gilead në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit ka qenë i lartë. Revista “New England Journal of Medicine” javën e kaluar publikoi një analizë që tregon se dy të tretat e një grupi të vogël të pacientëve me sëmundje të rëndë COVID-19 panë gjendjen e tyre të përmirësohej pas trajtimit me remdesivir.

Prodhuesit e ilaçeve në të gjithë botën po konkurojnë për të zhvilluar një trajtim ose një vaksinë për sëmundjen.

Më parë gjatë këtij muaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) tha se do të fillojë testimin e ilaçit anti-malarie hidroksilklorinë si trajtim ndaj sëmundjes. Përdorimi prej dekadash i ilaçit, i cili është aprovuar nga Presidenti Donald Trump si një armë e mundshme kundër COVID-19, është rritur në Shtetet e Bashkuara.

“Është shumë e kuptueshme që njerëzit shpresojnë tani në trajtime si hidroksilklorina. Por si shkencëtarë, ne do të dëshironim të shohim të dhënat që tregojnë se ato janë efektive”, tha Dr. de Wit.

Entuziazmi fillestar për terapi të veçanta antivirale, të cilat nuk mbështeten nga prova të gjera shkencore, ka penguar trajtimin e viruseve që nga shpërthimi i SARS-it në fillim të viteve 2000.

Për shkak se filluan trajtime të ndryshme eksperimentale në të njëjtën kohë, ne ende nuk dimë se cilat ilaçe funksionuan për SARS-in.

Ndërsa e pranon urgjencën e situatës me koronavirusin, Dr. de Wit beson se bashkësia shkencore është e angazhuar t’i bëjë gjëra ndryshe këtë herë.

“Po mundohemi vërtet të studiojmë trajtime specifike në prova klinike specifike, në mënyrë që të dimë me siguri nëse funksionon apo jo. Dhe nëse nuk funksionon, atëherë thjesht mund t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë të kërkojmë për atë që do të funksionojë”, tha ajo.

Nuk ekzistojnë ende kura të aprovuara për COVID-19, këtë sëmundje tepër ngjitëse të rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi, i cili përllogaritet të ketë infektuar tashmë mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën. /VOA

Tags: COVID-19ilaçkoronaviruskura

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
E shkarkoi/ Kurti: Agim Veliu ishte pjesë e planit Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës

E shkarkoi/ Kurti: Agim Veliu ishte pjesë e planit Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Thaçi probleme me shëndetin/ Simpatizanti i tij, i gatshëm për të ofruar veshkën

Thaçi probleme me shëndetin/ Simpatizanti i tij, i gatshëm për të ofruar veshkën

Manastirliu shpjegon masat e higjienës që duhet të marrin bizneset e hapura

Manastirliu shpjegon masat e higjienës që duhet të marrin bizneset e hapura







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com