Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ka përcjellë një mesazh kushtuar besimtarëve ortodoksë, me rastin e Pashkëve. Ndonëse këto nuk janë kremtime të zakonshme Pashkësh, për shkak të pandemisë, Janullatos iu drejtohet të gjithë besimtarëve me fjalët e shpresës.
“Pashkë të mbarë, vëllezër dhe motra! Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë, që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur.
Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!”.