Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, teksa një grua e moshuar është gjetur e pajetë nga policia në apartamentin e saj.
Mësohet se ka qenë i biri i saj, i cili i ka kërkuar ndihmë policisë lokale, pasi e ndjera kishte 2 ditë që nuk përgjigjej në telefon.
Futja brenda apartamentit ku jetonte gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH. Këta të fundit janë futur fillimisht në dritaren e katit të katërt, ndërsa më pas është bërë e mundur hapja e derës së apartamentit.
Policia bashkë me të birin e viktimës u futën brenda, ku edhe konstatuan se e moshuara ishte pa shenja jete.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, teksa mësohet se viktima jetonte vetëm në apartamentin e saj.
Trupi i saj u dërgua në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit, ku do t’i bëhet autopsia e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.