Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Belind Këlliçi: Ja provat që Veliaj po amnistohet nga SPAK!

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Belind Këlliçi: Ja provat që Veliaj po amnistohet nga SPAK!

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV qëndrimin e partisë së tij ndaj SPAK. Ndërsa u pyet nga moderatori Ylli Rakipi për qëndrimet kontradiktore për SPAK, ku një herë thonë se e ka seriozisht me hetimet për Veliaj pastaj se është drejtësi me regji, Këlliçi u shpreh se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive.

“Jam koherent dhe persistent në qëndrimet e mia. Kolegët e Erion Veliajt në SPAK nuk kanë vullnet me sa duket, faktet e provojnë këtë, që të zbatojnë ligjin dhe t’i shkojnë deri në fund aferave absurde korruptive të padëgjuara më parë, që kanë lindur bashkë me reformën në drejtësi. Për inceneratorin e Tiranës është fjetur gjumë. Drejtuesi i mëparshëm i SPAK, Arben Kraja, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kemi çuar me mijëra faqe dokumenta, prova, jemi palë në këtë proces.

Vijojnë që të paguhen 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Është një drejtor i bashkisë në burg për këtë aferë, një ish-drejtor i dalë në pension dhe është qesharake që mbahet në burg ende. Dhe Erion Veliaj nuk di gjë, nuk ka asnjë akuzë. Janë dhënë 132 milionë euro, afera e dherave vijon po njësoj, kompanitë e ndërtimit paguajnë për depozitimin e dherave në landfill.

Nesti Angoni ose Nesti Rama ka qenë fenomen i fundvitit për të cilin nuk kemi shumë informacion. Duhet të gjendet Nesti në kryeministri ose të Ministria e Infrastrukturës. Por mjafton fakti që njoftimi i SPAK thotë që është arritur në konkluzionin se kemi të bëjmë me 4 vepra penale që dyshohet kryetari i Bashkisë së Tiranës… Berisha mbahet në arrest shtëpie, prej dyshimeve, është vendosur masë për t’u paraqitur dy herë në muaj, edhe pse hetimet kanë përfunduar, vetëm se kanë lindur dyshime, ndërsa në rastin e Veliajt ka konkluzion për katër vepra të rënda penale dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Ky zotëria lejohet të shkojë në zyrë, të intimidojë këdo për t’i shpëtuar drejtësisë.”-tha Këlliçi.

I pyetur për hetimet ndaj dosjes “5D” ku akuzohen ish-drejtorët e bashkisë, Këlliçi u shpreh se po bëhet i njëjti makinacion si me dosjen e inceneratorëve.

“Mendoj se është bërë i njëjti makinacion si në dosjen e inceneratorëve. Kemi patur dy raste konkrete të formalizimit të një grupi të strukturuar kriminal, të gjithë të dhënat, sic u bë tek inceneratorët që u copëtua dosja në tre, edhe pse kishim të bënim me të njëjtët individë, e njëjta skemë është përdorur te 5D. Këtë e ka thënë Gjykata e Apelit të Posaçëm, ku me vendimin e gjyqtarit ka thënë që prokuroria duhet ta hetojë veprimtarinë e të gjithë të dyshuarve si grup i strukturuar kriminal, sepse i përmbushin të gjithë kriteret.

Unë si kallëzues, është detyrim ligjor i SPAK që kur çon dosjen për seancë paraprake, duhet të më vijnë të gjitha materialet si palë dhe nuk ka ndodhur, nuk kam informacion.

Treguesit janë që ka tentativë për t’i amnistuar”-shtoi Këlliçi.

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Shpërblimet në Policinë e Shtetit, Qeveria përcakton kritere dhe procedura të reja

Shpërblimet në Policinë e Shtetit, Qeveria përcakton kritere dhe procedura të reja

Meta në burg, Berisha zbulon arsyen e fortë përse nuk e ka takuar ende ish-presidentin

Meta në burg, Berisha zbulon arsyen e fortë përse nuk e ka takuar ende ish-presidentin

Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë

Udhëhoqi protestën kundër regjimit, rrëmbehet liderja e opozitës në Venezuelë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com