Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Pashkët me dyer të mbyllura”, Meta mesazh për shqiptarët

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skenari më ekstrem? Meta i kërkon qeverisë të marrë masat

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë Pashkët për shqiptarët me një mesazh të përzemërt, në lidhje me situatën që po kalojmë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se kemi më shumë se kurrë nevojë për Krishtin e Ringjallur dhe mesazhin e tij, për të mos pasur frikë.

“Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.

Këto Pashkë i gjejnë shqiptarët të mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të masave kufizuese të marra për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 433 raste me COVID-19, ndërsa 23 persona kanë humbur jetën.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë shqiptarë!
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës!
Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.

Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: “Unë jam i Gjallë në mesin Tuaj, prandaj MOS KINI FRIKË”.
Ringjallja e Krishtit na siguron se Zoti, për këdo që e beson, është i pranishëm kudo, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ndaj le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.
Sepse siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ringjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira për mbarë njerëzimin. Dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë”.
T’i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Të lutemi edhe për priftërinjtë dhe klerikët që po ndihmojnë sa mundin dhe janë pranë kategorive më të përvuajtura.
Të ndajmë të mirat dhe lumturinë tonë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë.
Ju uroj të gjithëve Pashkë të bardha e të bekuara, me shpresën që mesazhi i kësaj Dite të Shenjtë të sjellë ringjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, në familjet tona, në shoqërinë dhe në mbarë kombin tonë!
Një urim të veçantë kam për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Italinë mike të prekur rëndë nga pandemia, për arbëreshët e mrekullueshëm, për arbanasit fisnikë të Kroacisë, dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo ndodhen.

Tags: ilir metamesazhPashkët

TË LIDHURA

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin
Aktualitet

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

19:32 | 27/02/2026
Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri
Aktualitet

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Next Post
Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

Shqipëri: Beteja e parë e fituar në luftën kundër pandemisë

Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij

Arrestimi i Orges Bilbilit/ Veliu: 7 operacione sekrete janë zhvilluar për kapjen e tij

Ia kalon Italisë, SHBA mban tashmë rekordin për numrin më të madh të viktimave

Ia kalon Italisë, SHBA mban tashmë rekordin për numrin më të madh të viktimave







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin
Aktualitet

Vr*sja e 17-vjeçarit në Greqi, i plagosuri zbulon autorin

by mirseda
19:32 | 27/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një...

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

Qeveria miraton projektin për Sheshi Nënë Tereza: muze nëntokësor dhe parkim i ri

19:08 | 27/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Prefekti Shkëlqim Hajdari pret Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

19:00 | 27/02/2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit

18:50 | 27/02/2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi

18:48 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com