Greqia ka regjistruar 3 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kështu numri total i viktimave të shënuara nga COVID-19 ka shkuar në 86.
Ndërkohë, 71 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme në shtetin fqinj. Deri më tani, Greqia regjistron 1,955 raste infektimi nga COVID-19.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodrass, tha se 79 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen të intubuar, ndërsa 16 të tjerë kanë dalë nga terapia intensive.
Mediat vendase bëjnë me dije se mosha mesatare e viktimave është 73 vjeç, ndërsa mbi 86% e tyre kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga 86 viktima që janë shënuar, 63 prej tyre ishin burra ndërsa 23 ishin gra.