Në një kohë kur e gjithë vëmendja është në luftën ndaj koronavirusit, nuk mungojnë as aksidentet fatale apo djegiet e mjeteve në Shqipëri.
Nga të dhënat paraprake, ende jo zyrtare, mësohet se dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar tek ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
Për shkak të pandemisë që ka prekur anembanë botën, edhe më tej janë shtuar forcat e policisë.
Masat e ndërmarra janë drastike, për të minimizuar përhapjen e koronavirusit.