“Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë treguam simptoma të covid-19”.
Kështu filloi postimi i gjatë në Instagram në të cilin Pink tregon se është përballur dhe ka fituar betejen kundër koronavirusit, së bashku me djalin e saj.
Këngëtarja dhe i biri tani janë mirë dhe ajo, në shenjë mirënjohjeje për stafin e spitalit, ka vendosur të dhurojë një total prej një milion dollarësh të ndarë midis spitalit të Philadelphia dhe njësisë anti-krizë të Los Angeles.
Pink shfrytëzoi postimin e saj për të lëshuar një kritikë të ashpër ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara: “Eshtë absurde paaftësia e qeverisë sonë për të bërë teste më gjerësisht të arritshme. Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë. Njerëzit duhet ta dinë se sëmundja prek të rinj dhe të moshuar, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe ne kemi nevojë për të bërë teste falas për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona.