Ditën e sotme në Kosovë janë shënuar 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 132.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se gjashtë persona të tjerë janë shëruar. Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 105 teste, nga të cilat vetëm 6 kanë dalë pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.
Deri më tani në Kosovë janë shëruar 16 persona nga COVID-19.