Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

MOSAD, si Izraeli po e përdor shërbimin e tij sekret kundër koronavirusit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
MOSAD, si Izraeli po e përdor shërbimin e tij sekret kundër koronavirusit

Nga: Ben Caspit “Al Monitor”

Josi Kohen, kreu i shërbimit sekret izraelit, Mossad, ka mësuar gjatë javëve të fundit një mësim shumë interesant. Ishte shumë më e lehtë “vjedhja” e arkivave bërthamore të Iranit, dhe transferimi i tyre në Izrael, sesa blerja e ventilatorëve për spitalet e vendit.

Kohen, që organizoi dhe drejtoi në vitin 2018 operacionin e pabesueshëm, në të cilin agjentët e Mossad-it u vodhën dosjet sekrete iraniane të programit bërthamor, nën hundët e regjimit të Teheranit, po drejton përpjekjen e paparë për të sjellë në Izrael ventilatorët, pajisjet mjekësore dhe gjithë çfarë duhet në luftën e vështirë kundër koronavirusit.

Ai e drejton oprecionin nga një sallë e operacioneve të fshehta, që është krijuar në spitalin Sheba. Qindra nga agjentët e tij, janë shpërndarë në çdo cep të globit për të gjetur dhe blerë pajisje dhe teknologji mjekësore. Ata nuk kanë asnjë kufizim në buxhetin e tyre, dhe urdhri që morën është të bëjnë gjithçka për të garantuar që Izraeli do të jetë në gjendje ta përballojë në kushte optimal pandeminë e koronavirusit.

Izraeli iu përgjigj mirë emergjencës në fillimet e saj. Vendimet fillestare për të mbyllur hapësirën ajrore të Izraelit, dhe për të kufizuar hyrjen e njerëzve që vinin nga Kina dhe vendet e tjera, u morën me kohë. Kjo i dha vendit një lloj ​​frymëmarrjeje, përpara se epidemia të shpërthente.

Por nuk u bë thuajse asgjë në lidhje me pajisjet anti-koronavirus, derikur virusi depërtoi në vend dhe nisi të përhapej me shpejtësi. Sistemi shëndetësor izraelit u kap i papërgatitur. Ai kishte pësuar vazhimisht shkurtime në buxhet, dhe ishte lënë pas dore dekadën e fundit.

Sistemi shëndetësor izraelit, shihet në tërësi si i suksesshëm dhe efikas. Izraeli ka një Ligj Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, që siguron mbulim falas shëndetësor për të gjithë qytetarët e tij, dhe një rrjet klinikash komunitare, që janë ndër më të mirat në botë.

Por nga ana tjetër, numri i stafit spitalor dhe shtretërve të kujdesit intensiv për frymë, është ndër më të ulëtit krahasuar me Perëndimin. Shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 nëpër spitale, po rritet, dhe vlerësohet si një nga më të lartit krahasuar po me Perëndimin.

Koronavirusi e gjeti Izraelin me më pak se 2.000 ventilatorë, dhe me një mungesë kronike të veshjeve mbrojtëse, maskave ​​kirurgjikale, maskave ​​N95, tamponëve për testin e koronavirusit etj. Skenari më i keq i Ministrisë së Shëndetësisë, flet për 1 milionë të prekur nga koronavirusi deri në muajin maj.

Kjo përkthehet në rreth 10.000 pacientë në gjendje të rëndë, të cilët do të kenë nevojë për ventilatorë. Kryeministri Netanjahu, që ka maninë t’i ekzagjerojë kërcënimet, druhet se Izraeli mund të bëhet versioni mesdhetar i Italisë, ku sistemi shëndetësor u shemb pas fluksit të paparë të të sëmurëve me COVID-19.

Ai e di se fotot e të sëmurëve izraelitë nga koronavirusi, që vdesin për shkak të mungesës së ventilatorëve, do të shënonin fundin e karrierës së tij politike. Kjo ishte arsyeja pse ai i ngarkoi Kohenit detyrën e blerjes së pajisjeve të nevojshme. Mosadi është pra arma sekrete e Netanjahut.

Por në këtë luftë, janë përfshirë edhe qindra njerëz nga sistemet e ndryshme të mbrojtjes izraelite. Shtabi i luftës, u ngrit thuajse brenda natës në Qendrën e Inovacioneve të spitalit Sheba. Mësohet se deri tani Izraeli ka shpenzuar më shumë se 560 milionë dollarë për blerjen e pajisjeve shëndetësore nga jashtë, ndërsa blerjet vazhdojnë. Njerëzit e Mosadit, të shpërndarë në të gjithë botën, po operojnë tani në një fushë krejtësisht të re për ta.

Ata vizitojnë fabrika, vendosin kontakte me prodhuesit, dërgojnë urgjentisht anije dhe kamionë në të gjitha llojet e vendeve të çuditshme, vetëm për të zbuluar se si kjo botë është plot me mashtrues. Në një rast, disa sekserë u përpoqën t’u shesin agjentëve disa tamponë të skaduar testimesh.

Në një rast tjetër, një kamion i Mosadit hyri më nxitim në një fabrikë në Evropë, vetëm për të zbuluar se një kamion tjetër i dërguar nga qeveria gjermane, i kishte mundur ata me vetëm 1 orë, duke e marrë të gjithë prodhimin. Një dërgesë prej 100.000 testesh për koronavirusin, të cilat Mosadi i gjeti në Gjirin Persik, arriti në Izrael, ku u zbulua se ishin të papërshtatshme për atë punë.

Por bashkë me dështimet erdhën edhe sukseset. 27 ventilatorë u sollën në Izrael të martën në mëngjes përmes një operacioni special; ndërsa qindra ventilatorë të tjerë janë rrugës. Agjentët kanë shtënë ndërkohë në dorë teknologjinë e re për prodhimin e ventilatorëve.

Dhe 30 kompani izraelite, janë tani në garën me kohën për t’i prodhuar këto pajisje, duke shpresuar të zgjidhin brenda disa javësh problemin e mungesës. “Gjithçka është e ngjashme me një garë armatimesh”- u shpreh për Al-Monitor një nga drejtuesit e shtabit të luftës në kushte anonimiteti.

“Dikur, vendet konkurronin për blerjen e armëve dhe materialeve të luftës. Më vonë erdhi gara e armatimit bërthamor, dhe tani të gjithë po kërkojnë ventilatorë. Çmimet për to janë rritur

të paktën 500 për qind, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha mjetet e tjera mbrojtëse ndaj koronavirusit. Ne po përdorim aftësitë e veçanta të Mosadit, për të plotësuar mungesat. Shpresojmë të jemi të suksesshëm”- tha ai.

TIRANA TODAY

Tags: Josi KohenkoronavirusMossad

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën në përpjekjet ndaj pandemisë

SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën në përpjekjet ndaj pandemisë

Eksperti më i lartë i koronavirusit në SHBA kërcënohet me jetë

Eksperti më i lartë i koronavirusit në SHBA kërcënohet me jetë

Një lajm i mirë për Italinë, zbulohet testi më i ri për koronavirusin

Një lajm i mirë për Italinë, zbulohet testi më i ri për koronavirusin







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com