Gjatë dy javëve të fundit, Italia është përballur me shifra shokuese të të vdekurve nga koronavirusi, ku deri më tani numërohen më shumë se 11 mijë viktima. Teksa izolimi do të zgjasë sërish, një lajm shprese vjen për italianët, ku është zbuluar testi i ri për COVID-19.
Bëhet fjalë për testin e gjakut, i cili mund të zbulojë praninë e antitrupave që verifikojnë nëse jemi të infektuar ose jo.
Ky zbulim është berë në Veneto, të cilët kanë filluar ta zhvillojnë eksperimentin për disa ditë. Mediat italiane raportojnë se rezultati del në një orë dhe kushton rreth 10 euro.
Deri në 100 mijë mjekë dhe infermierë të Venetos, do t’i nënshtrohen testit serologjik, dhe më pas eksperimentimi do të shtrihet në një gamë më të gjerë të popullsisë.