Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe e ka shpalluar atë të pavlefshëm.

Gjykata ka konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Gjykata vendosi njëzëri se Vendimi [nr. 01/15] i 23 marsit 2020 i Qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta për privatësi], 43 [Liria e Tubimit] të Kushtetutës dhe me nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4, nenin 8 (E drejta për jetë private dhe familjare) dhe nenin 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-s”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi i qeverisë ishte i bazuar në dy ligje, Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe Ligjin për shëndetësi.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, këto dy ligje nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizojë lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë mirëpo e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa në ato ligje.

“Gjykata theksoi faktin që Vendimi i kontestuar i Qeverisë, i referohet zbatimit të dy ligjeve të lartcekura, të cilat e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë masa të caktuara në ato ligje me qëllim të parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse. Megjithatë, Gjykata konstatoi se ligjet e lartcekura, nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese të përcaktuara me nenet 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës në nivel të të gjithë Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim”, thuhet në vendimin e Gjykatës, shkruan “Opinion”.

Vendimin e qeverisë të datës 23 mars për kufizim të masave të lëvizjes e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Tags: kosovelevizjeqeveriThaci

TË LIDHURA

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

Neuer rezufon rinovimin,Chelsea hidhet në sulm

Neuer rezufon rinovimin,Chelsea hidhet në sulm







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë
Showbizz

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

by mirseda
19:54 | 27/01/2026
0

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë...

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

19:04 | 27/01/2026
Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

18:31 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com