Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Covid-19/ Sa kushton një ventilator dhe çfarë po bëjnë kompanitë prodhuese kryesore

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Covid-19/ Sa kushton një ventilator dhe çfarë po bëjnë kompanitë prodhuese kryesore

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19, e ka bërë një pajisje më të vlefshme se çdo gjë tjetër në botë për momentin ventilatorin. Makineria që siguron ventilim mekanik duke futur dhe nxjerrë ajrin në mushkëritë e atyre pacientëve, që për shkak të kësaj sëmundje, nuk janë fizikisht të aftë të marrin vetë frymë.

Historia e ventilimit mekanik të mushkërive, nis me versione të ndryshme të asaj që u quajt përfundimisht si “mushkëria prej hekuri”, një formë e ventilatorit me presion negativ joinvaziv, i përdorur gjerësisht gjatë epidemive të poliomelitit gjatë shekullit XX.

Respiratori i parë të këtij lloji u prezantua në vitin 1928, me disa përmirësime të bëra nga Xhon Emerson në vitet 1931 dhe 1937. Në vitin 1949, po Emerson zhvilloi një pajisje mekanike që ndihmonte pacientën nën anestezi, në bashkëpunim me departamentin e anestezisë në Universitetin e Harvardit.

Ventilatorët mekanikë, nisën të përdoren gjithnjë e më shumë në procesin e anestezisë dhe kujdes intensiv gjatë viteve 1950. Në vitin 1952, Roxher Menli nga Spitali Uestminster në Londër, krijoi një ventilator me gaz, që u bë më vonë modeli më i popullor i përdorur në Evropë për 4 dekada, përpara prezantimit të modeleve të kontrolluara nga elektronika.

Ventilatorët janë disa lloje, si ventilatorët e kujdesit në shtëpi, ato të transportit për në spital që vendosen në ambulancë, ventilatorët me frekuencë të ulët, të mesme apo të lartë. Kostot e tyre variojnë nga 5000-50.000 dollarë. Ventilatorët më të mirë që gjenden në reparatet e kujdesit intensiv nëpër spitale, mund të kushtojnë midis 25.000-50.000.

Kompani të ndryshme, që i shesin ato garantojnë një përdorim të tyre për të paktën 8-10 vjet, ndërsa paketat e mirëmbajtjes kushton deri në 2 mijë dollarë për tre vjet. Prodhuesit e ventilatorëve, janë aktualisht nën presion për të rritur ndjeshëm prodhimin.

Një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të ventilatorëve, me qendër në Zvicër, “Hamilton Medical AG”, synon të rrisë prodhimin në rreth 21.000 ventilatorë këtë vit, nga 15.000 vitin e kaluar, duke e zhvendosur në linjën e prodhimit edhe stafin e marketingut.

Ndërkohë kompania me seli në Bolonja të Italisë, “Siare Engineering International Group srl”, ka aktivizuar 25 teknikë të ushtrisë që të ndihmojnë makineritë e montimit, pasi synon të prodhojë më shumë sesa 3-fishin e sasisë së ventilatorëve, që prodhon zakonisht në një muaj.

Ndërkohë, një ekip mjekësh në Itali, ka zhvilluar një mënyrë për të siguruar oksigjen për 2 persona nga një ventilator, pra duke e dyfishuar kapacitetin.

Veç “Hamilton Medical AG”, një nga prodhusit e tjerë kryesorë të ventilatorëve në botë është “Becton Dickinson”. Kjo kompani amerikane e themeluar në vitin 1897, ka të punësuar  mbi 10.000 njerëz, dhe blen rreth 63 miliardë dollarë.

Ndërkohë është edhe kompania e mirënjohur holandeze “Philips”, e famshme më së shumti për sistemet audio dhe ndriçimin, por që vitet e fundit e ka kthyer më shumë vëmendjen ndaj teknologjisë mjekësore dhe kujdesit shëndetësor. Kompania me qendër në Amsterdam aktualisht vlen më shumë se 30 miliardë dollarë. Pak ditë më parë, ajo premtoi prodhimin e 2.000 ventilatorëve në javë, nga 1.000 që prodhon zakonisht.

Kompani të tjera të njohura janë “Fisher & Paykel”, që operon aktualisht në rreth 120 vende të ndryshme të botës, dhe gjermania “Draeger”, që ka të punësuar më shumë se 14.000 njerëz në të gjithë botën, apo amerikania “Medtronic”. Kjo e fundit, është kontraktuar ditët e fundit nga miliarderi amerikan, Elon Mask për të rritur prodhimin e ventilatorëve me më shumë se 40 për qind, në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Së fundmi por jo nga rëndësia, është “Health GE”, një degë e kompanisë më të madhe në SHBA “General Motors”. Në bashkëpunim me prodhuesin amerikan të automjeteve “Ford”, ajo do të rrisë ndjeshëm prodhimin e ventilatorëve, sidomos për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara, që aktualisht janë shndërruar në vendin më të goditur nga pandemia e Covid-19.

Duke qenë se në situata të tilla preken të gjitha vendet, disa kompani po përpiqet që të prodhojnë variante ventilatorësh me një kosto më të lirë, të përballueshme nga vendet më të vafra. Një gjë është e sigurt:kjo pandemi, do të ndryshojë me siguri qasjen e qeverive ndaj sistemeve shëndetësore të vendeve të tyre, ku mund të ketë më pak shpenzime në fushën e mbrojtjes, dhe më shumë në atë të shëndetësisë. Pasi siç po e tregon vetë rasti, një virus i padukshëm, është shumë më i rezikshëm sesa armiku tradicional.

TIRANA TODAY

Tags: italikoronavirusventilator

TË LIDHURA

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Bota

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit
Bota

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
Situata kritike në Liban, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë sulme gjatë natës
Bota

Situata kritike në Liban, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë sulme gjatë natës

08:23 | 10/04/2026
Next Post
Bilanci në Shqipëri/ 11 viktima dhe 223 persona të infektuar

Bilanci në Shqipëri/ 11 viktima dhe 223 persona të infektuar

Një tjetër pacient humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri

Një tjetër pacient humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri

“Shqiptarët, një popull i mrekullueshëm”, moderatorja italiane preket për gjestin e mjekëve

“Shqiptarët, një popull i mrekullueshëm”, moderatorja italiane preket për gjestin e mjekëve







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës
Aktualitet

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

by mirseda
09:57 | 10/04/2026
0

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar pas mbledhjes së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,...

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
U kap me armë dhe kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

08:36 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com