Nga Mentor Kikia
Sot sfida më e madhe është që ti mbajmë njerëzit mbyllur dhe të respektojnë radhën kur të shkojnë për të blerë në dyqane.
Por tashmë është e qartë se kjo situatë nuk është thjeshtë çështje ditësh. Ndaj duhet të mendohet seriozisht për të prodhuar, në mënyrë që në dyqane të ketë çfarë të shitet. Sot nuk ka askund krizë. Fabrikat vendase që prodhojnë produkte qumështi dhe mishi janë në punë. Ndërsa importi vazhdon të funksionojë pa asnjë problem.
Por nuk është asnjëherë e tepërt të mendojmë të keqen. Kriza e virusit do të prodhojë kosto të mëdha për ekonominë e çdo vendi dhe vendet nga ku ne importojmë më shumë janë edhe më të goditurit, siç është Italia. Nëse në treg do të fillojë të ndjehet mungesa e produkteve, turma e humbet logjikën dhe nuk pyet as për gjoba e as për ushtri.
Tani është pranverë, dhe nëse nuk mbjellim sot, nuk do të kemi të korrim në verë.
Qeveria duhet të hartojë jo vetëm politika mbështetëse për fermerët, posaçërisht në këtë kohë, por të krijojë edhe liritë e mundshme, në kushtet e masave për sigurinë e jetës, që fermerët të mbjellin produktet e stinës.