Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Frikë po, panik jo

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Frikë po, panik jo

Nga: Mero Baze

Në këto ditë dramatike, fjalia “Mos u frikëso” është një mesazh i gabuar. T’u kërkosh njerëzve të mos frikësohen, është papërgjegjësi e madhe. Frika është e vetmja fuqi që sot njerëzit mund të përdorin, për të ruajtur veten, të afërmit dhe të tjerët përreth.

Edhe në fjalorin e shqipes, frika përcaktohet si ”ndjenjë e një shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku, që na kanoset drejtpërdrejtë përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj”.

T’i futësh frikën tjetrit këto ditë, është gjëja e duhur, edhe pavarësisht se mund të duket kërcenuese.

“Frikë po, panik jo!”. Ky është slogani i duhur. Frika se mund të të sëmuren prindërit dhe mund të mos ndahesh dot me ta, është një fuqi që duhet të të mobilizojë të mos dalësh nga shtëpia.

Frika se mund të sëmuresh vetë apo fëmijët e tu, duhet të të mbajë në shtëpi.

Frika se mund të dalë situata nga kontrolli dhe ashtu si thotë kryeministri, nuk do ketë kush të na varrosë, mund të të mbajë në shtëpi.

Frika është ajo që mund të na shpëtojë jo vetëm jetën, por dhe nga kriza e panikut.

Paniku mund të na vrasë papritur, kur mendojmë se nuk kemi frikë nga kjo epidemi, se mund të shëtisim të lirë, se mund të takojmë kë të duam e të vazhdojmë të punojmë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Ndaj mesazhet e kryeministrit që diktojnë frikë, ditët e fundit, janë rruga e duhur për të mbyllur turmat brenda.

Sllogani “Frikë jo, kujdes po”, në fakt duhet zëvendësuar me slloganin “Frikë po, panik jo”.

Ndaj mos u bezdisni kur Qeveria poston kamiona me të vdekur në Itali, apo shifrat alarmante prej 600 e ca të vdekur në ditë. Duhet doemos frika për t’u kujtuar shqiptarëve se jemi në fillim të një beteje, të cilën para nesh po e humbasin vendet më të forta dhe të civilizuara të botës, si Italia, Spanja, Gjermania, Britania etj.

Akoma më alarmante është kjo situatë në Kosovë, ku mendojnë se virusi shërben vetëm si një mjet për të vrarë qeverinë, por jo popullin.

Në fakt, ata meritojnë të mbyllet urgjent Qeveria dhe Parlamenti në karantinë, dhe vendin ta drejtojë ministri i Shëndetësisë dhe komandanti i Policisë.

Me një papërgjegjësi të rrallë, vendi është larg masave që frenojnë epideminë dhe bash për këtë shkak, Qeveria është ndarë në dy pjesë duke rrëzuar vetveten, si të jetë një stan me lepuj, dhe jo politikanë të përgjegjshëm.

Atyre nuk u duhen treguar vetëm të vdekurit e Bergamos dhe Lombardisë, por dhe mijëra arkivole të shqiptarëve të Kosovës që ikën nga kjo botë, me shpresë se pasardhësit e tyre do kishin një ditë, një Qeveri të përgjegjshme. Dhe duhet t’ua shtijmë frikën edhe me ato arkivole.

Nëse jo, atëhere në mungesë të frikës, ata do të ndeshen me panikun dhe këtë radhë paniku nuk ikën duke vrapuar drejt Morinës dhe Hanit të Elezit, por duke vdekur në prag të shtëpisë.

Tags: koronavirusmero bazeshqiperi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Bella Hadid topless, kërkon të qëndroni në shtëpi

Bella Hadid topless, kërkon të qëndroni në shtëpi

Italia ndryshon strategji, zbardhet vendimi i fundit

Italia ndryshon strategji, zbardhet vendimi i fundit

Shqipëri/ Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë

Shqipëri/ Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com