Mitet dhe lajmet e rreme, janë shtuar shumë gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusin, dhe po përhapen kryesisht nëpër mediat sociale. Për shembull, ndonëse thuhet se maska e fytyrës nuk të mbron nga infektimi, pasi viruset janë shumë të vogla për t’u bllokuar, qindra mijëra njerëz të shëndetshëm në të gjithë botën nxituan që ta blejnë atë.
Edhe pse ekspertët janë përpjekur shumë të hedhin poshtë shumicën e këtyre miteve, mbetet e rëndësishm vendosja e epidemisë së CoViD-19 në kontekstin historik, për të parë se çfarë mund të na mësojë historia.
Çfarë na mëson Vdekja e Zezë
Bakteri Yersinia pestis, ishte përgjegjës për epideminë e Murtajës bubonike që shpërtheu në mesin e shekullit XIV. Në kujtesën historike popullore, origjina e kësaj sëmundje lidhet shpesh me Kinën. Por sipas studimeve të tjera, ajo e kishte origjinën në Azinë Qendrore (ndoshta në Kazakistanin Juglindor), prej nga ku do të përhapej më pas në Kinë dhe Evropë.
Saktësimi i origjinës, nuk është vetëm një detyrë akademike: ai ndikon tek ksenofobia që ndonjëherë shoqëron edhe epidemitë. Edhe pse origjina e murtajës lidhet shpesh me minjt dhe pleshtat, përhapësi origjinal ka shumë gjasa të jetë një gjitar si marmota. Në vitin 1894 një tjetër pandemi e murtajës bubonike me origjinë nga provinca jugperëndimore kineze e Junanit, u përhap në Kanton dhe Hong Kong, duke arritur deri në Mumbai të Indisë në vitin 1896.
Përgjatë vitit 1900, murtaja mbërriti në portet e çdo kontinenti, e transportuar nga minjtë e infektuar që udhëtonin në anijet me avull përgjatë rrugëve të tregtisë ndërkombëtare. Në tridhjetë vjet, epidemia vrau 12 milion njerëz vetëm në Indi. Në këtë mënyrë nisën të përhapen klishet ksenofobe.
Karikaturat satirike në SHBA, i pasqyronin kinezo-amerikanët ndërsa hanin minj të gjallë në shtëpitë e tyre të pista. Kjo nxiti autoritet e San Françiskos të fusnin në karantinë Chinatown dhe të dëbonin në mënyrë të paligjshm mijëra kinezë gjatë epidemisë së murtajës së vitit 1900.
Epidemia e COVID-19 ka ngjallur interes të ri mbi Vdekjen e Zezë, duke pretenduar e kjo epidemi do të sjellë të njëjtën vdekshmëri. Në fakt, krahasimi i COVID-19 me murtajën bubomike nuk bën gjë tjetër veçse rrit frikën midis njerëzve, edhe nëse patogjeni me të cilin po merremi sot nuk është aq fatale sa ai që shkaktoi pandeminë mesjetare.
Çfarë na mësoni Gripi Spanjoll
Pandemia e vitit 1918, që na ka dhënë leksion e mësime të rëndësishme mbi rëndësinë e transparencës dhe efektivitetin e karantinës. Ajo infektoi një të pestën e popullsisë botërore, duke vrarë 50 milion njerëz, shumë më tepër sesa viktimat e Luftës së Parë Botërore.
Në atë kohë, transparenca ishte thelbësore për të fituar besimin e qytetarëve, çka është e nevojshme për të frenuar epideminë. Besimi është përcaktues ,nëse popullata beson tek msat e qeverisë dhe i dëgjon këshillat e saj. Është gjithashtu e nevojshme, që njerëzit të besojnë tek njoftimet sensibiluzuese që na shpjegojnë si të mos infektohemi.
Gripi Spanjoll na siguron një kontekst të rëndësishëm historik përsa i përket karantinës. Kjo formë, që përcakton një izolim kohor 40 ditor, u përdorur për herë të parë në mesin e shekullit XIV për të frenuar përhepjen e murtajës bubonike. Në vitin 2007, disa studiuesit nga Universiteti i Miçiganit në SHBA, botuan një studim ku vlerësohej efektiviteti i karantinës.
Ata përdorën të dhëna nga epidemia e Gripit Spanjoll të 1918-ës. Sipas hulumtimit, për ndalimin i një epidemie është e nevojshme të veprohet shpejt, duke kombinuar masa të tilla si mbyllja e shkollave dhe ndalimi i tubimeve publike.
Në rastin e koronavirusit, autoritetet kineze karantinuan Vuhanin dhe një duzinë qytetesh të tjera rreth tij, duke izoluar plotësisht rreth 50 milion njerëz nga pjesa tjetër e botës. Disa e kritikuan si një masë dratike apo të vonuar në kohë, por ditët e fundit kur janë vërejtur zero raste, kanë dëshmuar efektivitetin e kësaj metode të vjetër.
Çfarë na mësoi Sëmundja e Lisë
Sëmundja e lisë së dhenve, mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së 20 përqind të popullsisë së Athinës në vitin 430 para Krishtit, një ngjarje e treguan më vonë nga historiani grek Tukididi. Gjatë shekullit XX, kjo sëmundje vlerësohet të ketë qenë përgjegjëse për 300 milion të vdekur.
Por në vitet 1966-1977, Organizata Botërore e Shëndetësië, ndërmori një fushatë ndërkombëtare vaksinimi që arriti ta zhdukë këtë sëmundje, duke u shndërruar në një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik global të shekullin XX. Programi i zhdukjes funksionoi edhe për shkak të mënyrës së improvizuar dhe jokonvencionale me të cilën ekipi i OBSH-së u përball me pengesat e jashtëzakonshme burokratike, teknike dhe fizike.
Sot, bashkëpunimi global për të frenuar koronavirusin do të kërkojë përpjekje të ngjashme. Ashtu si në rastin e ndryshimit të klimës, kërcënimet që kanë të bëjnë edhe me historinë botërore, kërkojnë nivele bashkëpunimi që dikur kanë rezltuar të sukseshme. Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të punojnë ngushtë së bashku me qeveritë lokale, ndërmarrjet private dhe organizatat joqeveritare për të ndaluar përhapjen e virusit.
TIRANA TODAY